Djali i ish-Guvernatorit Fullani është revoltuar nga përdorimi i statusit të tij të vendosur në instgram nga media.
Në një prononcim për “GSH”-në Eriku është shprehur se : “Atë status ia drejtoj të gjithë gazetarëve të cilët këto kohë kanë ndërhyrë në jetën time, për çdo gjë që unë bëj. Nuk kanë asnjë të drejtë të futen në “Instagram-in” tim e të përdorin fjalët e mia”.
Ai ka preferuar të mos i përgjigjet pyetjes se si e ka përjetuar familja këtë situatë duke thënë se , “Nuk mund të flas për këtë. Mund të them se babi është mirë me shëndet, por asgjë më shumë se kaq”, deklaroi i biri i ish-guvernatorit.
Dy ditë më parë ai publikoi një status në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “I lejm zagarët të lehin se ata at pun kan. Karvani ju mbeti n’shina, s’ditën as me LYP FAM!”.
