Nusja e Jozefinës, fiton juridikun

redaktor

Vërtet ka humbur punën, por ka fituar shkollën. Eva Murati, një nga moderatoret e sezonit të kaluar në programin “Antilope” në Agon Channel, do të mungoj këtë vit në ekran, pasi drejtuesit e televizionit nuk e kanë thirrur më vajzën duke mos e parë të arsyeshme që ajo të jetë pjesë e këtij televizioni. Megjithatë, një lajm i mirë e ka gëzuar Evën këto ditë. Ajo ka fituar të drejtën për të vazhduar studimet e larta për drejtësi. Këtë e kemi mësuar nga urimet që i bëjnë miqtë e saj në Facebook. Ish-gjimnazistja e ‘Petro Ninit’, me eksperiencë edhe si modele, njihet ndryshe edhe si e dashura e djalit të Jozefina Topallit, Genarit. Dashurinë e tyre ata e kanë shprehur edhe në rrjetin social “Facebook”, duke komentuar fotot e dala bashkë me cilësime romantike. Të dy të rinjtë kanë frekuentuar të njëjtin gjimnaz. Tani që Eva do marrë në dorë drejtësinë, ja hodhëm!

Share This Article
6 Comments
  • eva eshte nje nga te pakta vajza te zgjuara te petroninit dhe vjen nga familje intelektualesh skeni pse e ngaterroni ate zhelen qe NDOSHTA ne nje te ardhme MUND ta kete per vjerre

  • se e ka vjerren debile sdo te thote qe kjo eshte si ajo, perkundrazi mua me ngjallte shume pozitivitet tek emisioni Antilope, dukej qe ishte vajze e zgjuar, teper antipatike vajza bjonde me te zilen e kane zevendesuar

  • Kjo foto tregon se vajza eshte moderne,e kohes dhe simpatike,ndersa djali i Jozefines,duket si KOOPERATIVISTET E DOBRACIT NE SHKODER!
    Edhe fotoja duket sikur eshte bere para 40 vjetesh!
    Fshatari,po fshatar do mbetet!

  • Po sa e zgjuar mund te jete kur gjith ajo gocë shkon e lidhet me djalin e krye bundres. Vetëm qe do kete vjerre xhozin s’duhet te ngaterrohet ne atë mesele. Edhe aty dallohet zgjuarsia e njerezve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *