Ministrja për lotët: Nuk jemi kukulla!

redaktor

Një show për mediat apo tradhti nervash? Ky i mbetet si sqarim vetë Kryeministrit për të dhënë rreth skenës të së enjtes në Kuvend. Ndërsa Ministrave u mbetet pjesa ku duhet të ripozicionohen para mikrofonave që interesohen të dinë më shumë rreth shfaqjes në podiumin qeveritar të Kuvendit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, një nga vartëset që Rama nuk e kurseu me debat, e përcjell me sportivitet këtë ngjarje para gazetarëve.

Telefoni im është mbytur sot nga mesazhet e tipit çfarë ndodhi dje me Ministren e Kulturës dhe Kryeministrin dhe sot të gjithë mediat sociale dhe profesionale, dramën më të madhe që Kryeministri kishte bërë sherr me Ministren e Kulturës dhe me ca kolegë të tjerë. Më thoni ju mua pse duhet të ishte ky lajmi më i rëndësishëm dhe çfarë ka lajm këtu? Pse kjo duhet të përbëjë dramë? Ndërkohë mendoj që kemi një qeveri të shëndetshme ku çdo Ministër thotë gjërat që ka, ku Kryeministri thotë gjërat që ka. Apo preferojmë të kemi Kryeministrin diktator, idhull dhe ku Ministrat janë kukulla që nuk hapin gojën?,” tha Kumbaro. Më mirë që doli në media zonja Mirela, të sqarojë njerëzit, se kush rri e u kthen mesazh të gjithëve një e nga një.

Share This Article
7 Comments
  • Ndoshta z. ministre akoma nuk ka kuptuar se ne poltronat ku jane ulur jane para syve te te gjitheve dhe eshte normale qe njerezit te pyesin se cfare ndodh. Ministrat mund te thone gjerat qe kane, por mbetet nje pikepyetje e madhe mirekuptimi qe gjejne tek Kryeministri. Tek e funditv edhe Rama iu pergjigj me gjerat qe kish dhe reagimin e pame te gjithe. Tashme e dime qe Rama nuk dallohet per finese komunikimi dhe fyerjet i ka si buken e perditeshme. Jo rralle kemi asistuar ne show-et negative e tij ne daljet per shtyp.

  • e moj Zonje, por se e dime se jeni kukulla, shqetesohen njerezit dhe pyesin se si ka mundesi dhe qau. Jo te gjithe e dine se edhe kukullat qajne.
    Ministrat shqiptare jane dhe naiv te shkretet, se naiviteti eshte shkalla e pare e budallallekut.
    Do te kish bere mire ti kishte lene pa i komentuar lotet. Lotet jane njerezor, edhe dinjiteti eshte virtut njerezor, per kete do shqetesohesha? Eshte cdo gje ne rregull me dinjitetin e ministres? Apo e kane shitur ministrat tane kete dinjitet per emrin minister? Si mund te qeverisesh Shqiperine e rilindjes me kriminelet berishiane neper kembe, kur klithmat per drejtesi cjerrin qiellin e dites dhe te nates ? Per kete do qaja une po te isha ministre

  • Mos u shqetesoni zoterinj:Kjo eshte qeveria e punes & jo e llafeve.Kush punon,gabon & do kritikohet syresh publikut,jo si qeveritaret Berishjan qe nuk i pam njehere te flisnin para dallkaukut,qe e vodhi,e vrau,e shiti, e shkaterroi kete vend.Por dihet qe nuk ka opozit & opoziten e bejne vete mazhoritaret,ju lumt,PUSHKA TOP T’JU BEHET-PERPARA…!

  • PSE QAN MINISTRJA KUMBARO?

    Mesa duket Ministrja Famoze e Edvinit dhe Likes e ka kuptuar demokracine albaneze perseprapthi dhe nuk ka permbushur sic duhet detyrat e Edi Rames dhe Ilir Floririt per te festuar me shume madheshti 29 nentorin e ZI qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe nuk ka mesuar vartesit e saj te vajtojne si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe politika jone kombetare po kerkon ta RILINDE nga ferri bolshevik me LEKA te marra borxh nga Bota Demokratike dhe Antikomuniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *