Lul Basha mbron Ufo-n dhe pronarin e saj

redaktor

Lulzim Basha ka marrë në mbrojtje deputetin demokrat, Astrit Veliaj. Ai ka thënë se Veliaj nuk është bandit. Basha është përpjekur ta paraqesë çështjen e tij si një problem pronësor. “Situata e dytë është situatë pronësore dhe që ka të bëjë me z.Veliaj, i cili është anëtar i grupit parlamentar. Ai nuk është bandit, por është një sipërmarrës dhe akuzohet nga prokuroria për ndërtim pa leje të universitetit në Fier. Kam bindjen e plotë se z.Veliaj do bashkëpunojë dhe drejtësia do të zbardhë të vërtetën”, tha Basha. Në fakt, Veliaj ka ngritur një godinë gjigande në Fier, pa pasur asnjë leje. Madje, në media të ndryshme shkruhet se Veliaj të njëjtën gjë ka bërë edhe në Berat. Por, duket se për Bashën të ndërtosh pa leje nuk është një krim i rëndë. Kriminelë janë ata që qëllojnë me grusht. Me logjikën e Lulit edhe ata që vrasin nuk do jenë më kriminelë, në krahasim me ata që godasin me grusht. Dhe ajo çka është kthyer gallatë në rrjetet sociale është argumenti që jepte deputeti Astrit në emisionin “Opinion” dy ditë më parë. Ai thoshte se “unë kam ndërtuar një kryevepër që askush nuk e ka bërë më parë, ç’rëndësi ka nëse është apo jo me leje. Unë jam në proces legalizimi, pavarësisht se ndërtimi i saj ka përfunduar”. Kjo është logjika e zotit deputet. Po të na teket të ndërtojmë një kryevepër te sheshi Skënderbej, si i bëhet!?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *