SHENIM: Pse mungon opozita në tregun e gjësë së gjallë?!

redaktor

Të fokusuar tek hard-lajmet e politikës, me KLD-në apo sherret e ndryshme salloneve të saj, një lajm jo pak i vockël, me fate fshatarësh brenda ka mbetur krejt në periferi: ‘gjuha blu’, një sëmundje që po përhapet ndër bagëti e që po çon në ngordhjen e tyre.

Ja ç`i ka rrëfyer një fshatar ministrit Panariti, cituar nga mediat:

Unë e konsumoja mishin e deleve me fëmijët se nuk e dija. Pastaj i flakja një pjesë që i hanin edhe qentë. Më pas më erdhi veterineri i zonës dhe më këshilloi ta groposja mishin. Me praninë e veterinerëve e hoqa dhe mishin e deleve të ngordhura nga frigoriferi dhe e groposa bashkë me ta”.                                                                                    

Referuar të dhënës se ne jemi një popull përgjithësisht fshatar, ky duhej të ish një lajm kryesor këto ditë; por fakti që nuk është, nuk do thotë se meritojmë të quhemi qytetarë. Të habit dhe mungesa e një protagonizimi opozitar dhe në këtë çështje. Vërtet, nuk është e hijshme që të endesh tregut të gjësë se gjallë për të bërë politikë, por ekziston një traditë sa politike aq dhe poetike, ku gjendja e një populli matet me tablonë blegtorale: Nëse ajo blegërin e gëzuar fushave e pllajave të gjelbëruara, me barinj që i bijnë fyellit e ja marrin këngës, kjo do të thotë se çoç po shkojnë mirë punët; dhe e kundërta: Nëse gjëja e gjallë aty sëmuret e ngordh, me të zotë që u hanë mishin pa e ditur se ç`fusin në bark, kjo do të thotë se punët nuk po vejnë mbroth.

Opozita nuk ka pse i tutet kësaj, nisur nga droja se mos protagonizmit të saj të ethshëm antiqeveritar, i bie era bajgë e kakërdhi, derisa një erë akoma më rëndë(…), i vjen prej kohësh: mënyrës së të bërit politikë!

Share This Article
2 Comments
  • Nastradini ishte mbyllur ne shtepi dhe nuk dilte jashte.Konshiu e pyeti pse rrinte brenda.
    Po kerkojne nje gomar-tha Nastadini dhe kam frike.se me kapih mua.
    Ti nuk gomar i tha komshiu
    Sa te sqaroj une ata se nuk jam gomar i kam bere rruget ngarkuar me dru.
    Po u fut opozita e sotme ne tregun e kafsheve ngelet atje se eshte ne vendin qe I takon.Saliu do beje vitet e fundit ngarkuar me dru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *