Nga grabitësit nuk ka mundur që të shpëtojë as analisti dhe publicisti Fatos Lubonja. Siç raporton edhe agjencia Lapsi.al, shtëpia e Lubonjës që ndodhet në qendër të kryeqytetit, është vjedhur teksa ai ka qenë në një udhëtim në Firence për të takuar bashkëjetuesen e tij Debora dhe vajzën Luna.
Mësohet se grabitësit kanë vjehdur vetëm disa sahate të vjetra, edhe pse ende mbetet mister nëse kanë vënë dorë dhe mbi koleksionin e pikturave, siç janë pikturat e Edi Ramës, Ali Osekut apo Mimoza Ahmetit. /E.K
