Prokuroria shpëton Opozitën

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Sigurisht që të ndërtosh pa leje është krim, po ta krahasosh me paratë e vjedhura në Rrugën e Kombit ose me vrasjen e 4 personave në bulevard apo me marrëveshjen e detit, vepra të kryera nga Basha. Dhe vetë Basha është i çuditur se si Prokuroria merret me rastin e ndërtimit pa leje apo me grushtet në Parlament dhe nuk merret me Bashën. Sigurisht që është veprim i drejtë i Prokurorisë që të hetojë dhe për grushtet në Parlament, por mos të fyejë inteligjencën e popullit shqiptar që prej kohësh e mori vesh se kjo u bë për t’i dhënë mundësinë e kthimit të PD-së në Parlament, pra është lojë e PD-së. Të gjithë e dinë që partitë e tjera të koalicionit me PD-në janë kundër bojkotit dhe pak nga pak po distancoheshin nga PD-ja, kështu që për të mos u shkatërruar opozita, Prokuroria bëri veprimin e duhur që është për t’u përshëndetur. Faleminderit Prokurorisë që shpëtoi opozitën nga shkatërrimi!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *