Gjinari i Elbasanit promovohet si një vend ideal turistik

redaktor

Ministria e Turizmit ka zgjedhur fshatin Gjinar të Elbasanit për të promovuar turizmin në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit. Ndonëse e njohur për një klimë të favorshme, për vlerat kulturore të kishave mijëvjeçare, për turizmin familjar dhe prodhimet vendase bio, në zonën e Gjinarit shumë pak është investuar për të zhvilluar turizmin. Për Drejtoren e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, Gjinari u zgjodh pikërisht për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit të kësaj zone që edhe pse vetëm 25 km larg Elbasanit, shumë pak është e njohur. Nga ana tjetër, Zv/ministri i Turizmit, Alfred Dalipi, duke theksuar moton e këtij viti: “Turizmi dhe zhvillimi i komunitetit”, tha se do të përkrahet çdo individ në sipërmarrjet e tij, por nuk do lejohet që kaosi i ndërtimeve të ngatërrohet me turizmin. Gjinari, i shtrirë në zonën e Shpatit, në një lartësi mbi 1000 m mbi nivelin e detit, është një nga fshatrat turistikë më të afërt me Elbasanin, vetëm 45 minuta, udhëtim me makinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *