Durrës, “Porsche” përfshihet nga flakët afër policisë, nisin hetimet

redaktor

Një automjet është djegur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, ku mësohet se makina e tipit “Porsche Cayenne”, me targa AA996C, është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të makinës, ndërkohë që policia nuk raporton për të lënduar.  Menjëherë pas rënies së zjarrit, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka vënë nën kontroll flakët. Policia nisi hetimet, nëse makina është djegur qëllimisht, apo aksidentalisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *