Shtrëngimi i masave kundër azilkërkuesve nga vendet anëtare të BE-së ka detyruar 8 shqiptarë që të qendrojnë për një kohë të gjatë nëpër çadrat e kampit e ngritur në qytetin Gävle pranë Malmös në Suedi. Për shkak të mosfitimit të azilit, azilkërkuesit janë futur në grevë urie.
Ata kanë aplikuar për azil politik, me arsyetimin se janë të rrezikuar nga gjakmarrja dhe se nuk munden të kthehen në vendlindje.
Me marrjen e statusit të vendit kandidat, gjithnjë e më shumë po vështirësohet fitimi i statusit të azilkërkuesit, pasi tashmë Shqipëria konsiderohet një vend stabël sa i përket qëndrueshmërisë politike dhe asaj të sigurisë. /E.K
