I nderuar lexues! Kamilo Prashniker ishte arkeolog austriak, pjesëtar i grupit të gjashtë dijetarëve austro-hungarezë që u dërguan më 1916 në Shqipëri për të kryer hulumtime në disa degë të shkencave historike. Gjurmoi monumentet e sipërfaqshme arkeologjike nga Shkodra deri në Fier. Rezultatet i botoi në “Kërkime arkeologjike në Shqipëri e Malin e Zi”. Libri ka ende vlera, për saktësinë e përshkrimeve të planimetrive dhe të ilustrimeve të monumenteve, nga të cilat një pjesë janë zhdukur ose dëmtuar rëndë. Më 1918 Kamilo Prashniker erdhi rishtas në Shqipëri dhe punoi veçanërisht në Apoloni e Mallakastër.
