Në atë sallë kishte edhe demokratë të vërtetë

redaktor

Mirë se ju gjeta Dita. Lista e atyre qe kandidonin per Keshillin Kombetar të PD ishte tronditese, vertet alarmante: spastrime në kryesi, larje hesapesh me znj.Topalli, Patozin dhe Boden. Tepër e pa justifikueshme, e paimagjinuesheme shtyrja e znj.Mesila Doda. Kjo do thote se demokracia eshte peng i krimit te pushtetit.

Mesila Doda është nji ze i forte ne radhet e PD-së. Po kasta e krimit ia mbylli gojën e distancoi nga angazhimi i saj në Këshillin Kombëtar.

Ndërkohë te gjithë pritem qe kongresi ne shenje nderimi dhe respekti do ta kujtonte me 1 minutë heshtje themeluesin e PD-së, te ndjerin Sokol Olldashi! Por Berisha-Basha as e moren mundimin qe te pakten formalisht ta nderonin.

Lulzim Basha kerkon falje per mosqeverisje te mire te PD sidomos ne 4 vitet e fundit?! Pse kjo falje nga Luli? Per te larguar nga pergjegjesia Berishen, apo per te mashtruar opinjonin publik? Berisha ishte i gjallë, ishte në sallë, biles foli me tone, ashtu siç e ka zakon, beri thirrje per demostrata, njollosi qeverinë aktuale, po nuk harroi ta quante veten hero te PD-së.

Ky kongres solli ate qe çdo analist dhe gazetar i paanshem e ka parashikuar. Sot kongresi varrosi perfundimisht PD. Tullumbacet e Lulit i ngjanin nji flluske prej sapuni ne nji oqean te madhe.

Me dhimje e them ne ate sallë kishte edhe demokratë të vertetë, po shumica ishin ata qe priteshin, njerëz te lidhur me krimin, te “fortit” fryheshin korridoreve, binin ne sy te korruptuarit qe kane probleme me drejtesinë, aty ishin edhe ata qe dikur Saliu i perjashtoi, i rrahu dhe i dhunoi. Militojnë Bumca dhe Paloka, Strazimira te pa asnji moral njerëzor dhe politikë.

Demokratët shqiptarë nuk mashtrohen nga fjalimet fallto të një kryetar vrastar dhe hajdut. Dhjetoristat e dhjetorit te rilindjes se demokracis te viteve 90,91 jetojn akoma, nuk durojnë roberimin dhe dhunimin e parimeve te demokracisë. S’ shpejti  lufta e klases berishiane do shuhet, se bashku me kete lufte do marrin ndeshkimin tradhtaret e demokracisë, ideatoret e krimeve korruptive dhe kriminale.

 

Letër e nënshkruar

Gjin Musa

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *