Ndryshimet në statut, Rama: Deputetët që ushtrojnë dhunë rrezikojnë përjashtimin

Dita

Gjatë takimit me Komisionerin për Zgjerimin Europian, Stefan Fyle, Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt në ndryshimet që do të ketë në statutin e PS-së, do të sanksionohet që cili deputet ushtron dhunë mund edhe të përjashtohet nga puna.

“Opozita e braktisi parlamentin me pretekstin se u dhunua fizikisht. Si asnjëherë më parë dhe këtu të gjithë jemi dëshmitarë, jo vetëm që ne e dënuam moralisht aktin e dy deputetëve tanë, por ai u ndëshkua nga kryesia e Kuvendit dhe sot gjë e pandodhur ndonjëherë në historinë e parlamentin ata janë nën akuzë nga Prokuroria dhe do të dalin në gjyq dhe në gjyq do të mbrojnë veten. Ne jemi distancuar dhe distancohemi hapur ndaj çdo veprimi që bie ndesh me etikën e bashkëjetesës në kuvendin e Shqipërisë dhe në jetën politike shqiptare. Madje ne do të shkojmë edhe më tej dhe në dokumentin e rishikuar të rregullave të funksionimit të grupit tonë parlamentar që përfundon së shpejti: Do të ketë sanksione të panjohura më parë për çdo sjellje të kësaj natyre, deri në përjashtim nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.  

Kryeministri Edi Rama deklaroi se e majta është e gatshme që të pranojë disa prej kërkesave të opozitës.
“Opozita është në hall të madh dhe ka të drejtën e vet të përdorë ilaçin e gabuar. Ky takim ishte për të nënvizuar se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo pretendimi të arsyeshëm të PD për tu kthyer në Kuvend. Kemi dëgjuar të betohen se s’do kthehen pa marrëveshje. S’e di ç’domethënë kjo marrëveshje, por ne jemi të hapur për çdo kërkesë, mjaft të mos na kërkojnë që të mos marrim vendime kur ata s’janë dakord me ne. Që të enjten jemi të gatshëm për të miratuar çdo komision hetimor të kërkuar nga PD”, deklaroi Rama. /E.K

 

Share This Article
4 Comments
  • Z. Rama e ka treguar veten me shume se nje here legen, eshte maxhorance dhe po le Saliun t’I perdhunoje, kur populli e rrezoi nga kali me 23 qershor. Kete pisllik dhe pabesi e beri kur nxorri nga greva e urise socialistet ne bulevard, per kasapanen e vjedhjeve te votes qe beri Saliu ne zgjedhjet e vitit 2011 per deputet. Populli te ka zgjedhur per te futur ne burg kriminelet Sali & Co, ti mburresh qe opozita flet, pra shan ne Parlament me 2 fishin e kohes qe llap e majta turp, ti nuk po zbaton dot nje rregullore parlamenti e jo te besh ligje e te veshe drejtedine e munguar ne rruge te drejte mbi shinat e ligjit, spurdhjak.

  • Me qarte ska ku te veje.Lulzim Basha,Edi Paloka e kompani le te reflektojne dhe te mos ngulin kemben si mushka : “..o perjashtoni te inkriminuarit,o ne nuk vime ne parlament..”Tipik qendrim feminor.

  • Zoti kryeminister, vertet dhuna nuk lejohet, por bashke me kete vendim te drejte, qe ju po ndermerrni kunder dhunes, duhet gjithashtu, qe te krijoni nje ligj funksional qe denohet rreptesisht edhe per shpifjet dhe provokimet.
    Se pederastet e Saliut, jane aq te paftyre, sa te shke…hen me bishtin e fsheses dhe te gerthasin se na perdhunoi Edi Rama.
    Disa provokatoreve, duhet ti mbash comangen siper kokes, se perndryshe nuk zejne mend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *