Rusia kërkon bashkëpunim me Perëndimin

redaktor

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka refuzuar që vendi i tij të fillojë një garë të re armatimesh me Shtetet e Bashkuara, por ka siguruar se ka ardhur momenti që të modernizojnë arsenalin bërthamor dhe konvencional rus. “Preferoj të mos bëj parashikime për fillimin e një gare të re armatimesh.

Rusia, përfundimisht, nuk do të marrë pjesë në të. Në rastin tonë, ka ardhur momenti të modernizojmë arsenalin tonë bërthamor dhe konvencional”, ka pohuar Lavrov në një intervistë për televizionin shtetëror rus RT. Në rastin konkret të armëve bërthamore, Lavrov ka theksuar se ndoshta Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të rinovojnë arsenalin e tyre “pak më të ri se tonin” edhe pse ka theksuar se si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i përmbahen nënshkrimit të Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike.

“Dispozitat e Traktatit të Reduktimit të armëve Strategjike janë juridikisht të detyrueshme. Mund të aktualizohet arsenali, të zëvendësohen armët e vjetra me të rejat”, deklaroi ai. Sa për marrëdhëniet me Uashingtonin, Lavrov u ankua se “janë duke përsëritur të njëjtat gabime” pas krizës në Gjeorgji, në vitin 2008.

“Pavarësisht se lanë një format politik në nivel ambasadorësh kanë mbyllur strukturën e bashkëpunimit praktik”, argumentoi ai. “Mendoj se nëse fillon një luftë e re, do të jetë një luftë e ftohtë”, ka parashikuar në lidhje me këtë. Lavrov ka përmendur vështirësinë për të arritur një mirëkuptim për krizat e ngutshme në Siri dhe në Ukrainë. Kreu i diplomacisë ruse gjithashtu i është referuar fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe tha se detyra më e rëndësishme që përballet organizata është të luftojë Ebolan, të parandalojë që më shumë njerëz të vdesin dhe të gjendet një antidot.

Në këtë kuptim, ai argumentoi arritjen e konsensusit për çështje të dukshme të tilla si lufta kundër terrorizmit, trafikut të drogës, përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, epidemitë, siguria ushqimore, në vend të hapjes së debatit për reformën e mundshme të OKB-së.

“Duhet të përqendrohemi në gjetjen e rrugëve të përbashkëta të bashkëpunimit”, vuri në dukje ai. “Uroj që Amerika më në fund ta kuptojë se nuk duhet të veprojë në të gjitha drejtimet si prokuror, gjyqtar dhe ekzekutues i dënimeve, duhet të kuptojnë se vetëm nuk mund të bëjë asgjë”, përfundoi ai.

Share This Article
1 Comment
  • Для внешней политики США подходит русская пословица :
    Сила есть , ума не надо !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *