2011-2013, mbi 5 mijë të huaj janë punësuar në vendin tonë

redaktor

Shtetasit e huaj që punojnë në vendin tonë janë shtuar nga viti në vit. Kjo jo vetëm në nivelin e sipërmarrjes private, por të punësuarit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit tonë. Open Data Albania ka hulumtuar mbi të dhënat e të punësuarve në vendin tonë gjatë viteve 2011-2013, referuar regjistrimit në shërbimin kombëtar të punësimit. Kështu në vitin 2013 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë shtetas të huaj. Sipas legjislacionit kombëtar çdo shtetas i huaj që pajiset me leje punësimin ka detyrim të ketë paraprakisht një leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në harkun kohor 2011-2013 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012 me 2 499 leje, nga të cilat 2,199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë. Këta shtetas të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt është ndërtimi, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 635 leje nga 2 189 që janë lëshuar në total. Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 306 leje secila, industria përpunuese me 263 leje, minierat dhe guroret me 241 leje etj. Mundësia që të huaj të vijnë të punojnë në vendin tonë, tregon që është një treg tërheqës dhe krijon favore të tjera për ta. Nga ana tjetër ky është një tregues që sipërmarrësit e huaj që marrin leje për aktivitete të ndryshme tregtare në vendin tonë, marrin me vete dhe punonjësit nga vendet e tyre të origjinës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *