Ç`e ‘keqe’ na ka zënë për fyti?!

redaktor

‘Përballja me të keqen’ – kështu titullohej një prej kapitujve të fjalimit të Bashës, ditën e parë të Kuvendit të PD-së. ‘E keqja’, është një përcaktor i gjuhës së gjeopolitikës, që fillesat i ka pas ngjarjeve të 11 shtatorit. E tillë u cilësua ai front terrori që ngrihej kundër qytetërimit perëndimor, me petk fetar ose jo, që duhej luftuar pa mëshirë. ‘E keqja’ – për vetë vokacionin ekstrem të etiketimit, nuk lë pothuajse asnjë hapësirë për dialog: Ajo duhet eliminuar, deri në mosekzistim. Dhe kështu ka zgjedhur ta konsiderojë PD-ja – kjo parti që mëton se është flamurtare e lirive dhe pluralitetit në emër të vlerave europiane – rivalen e saj në pushtet. U potencua kjo dhe në fjalimin e Berishës, i cili e absolutizoi kampin e tij politik, duke e quajtur si të vetmin që duhet ta qeverisë Shqipërinë. Ç`mund të pritet pra nga një politikë, ku njëra forcë e konsideron tjetrën thjesht si një ‘e keqe’?! Cila është në këtë rast ‘e keqja’ që na ka zënë për fyti?!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *