Statistikat e Ronaldos, shënon sa 14 ekipe

redaktor

Cristiano Ronaldo është i papërmbajtshëm në këtë fillim sezoni. 29-vjeçari vazhdon t’i përmirësojë numrat e tij dhe prova e rëndësishëm janë 10 golat e shënuar në 5 javë të kampionatit ku është aktivizuar, duke humbur vetëm transfertën e Anoetes me Real Societad për arsye fizike.

Statistikat e portugezit janë të frikshme, pasi ka shënuar më shumë gola se 14 skuadra të Primera Divizion. Vetëm Valencia, Barcelona, Atletico Madrid dhe Celta kanë realizuar më shumë se CR7 në këto 6 javë të para.

Gjatë eksperiencës me Realin e Madridit, Cristiano nuk ka arritur asnjëherë në shënojë 10 gola në 6 javët e para të kampionatit. Në dy sezonet e fundit ka arritur të shënojë gjithsej 6 gola në po kaq javë, ndërsa në të njëjtën periudhë të sezonit 2011-2012 ka shënuar 7 gola. Sezonin e kaluar, Ronaldo pas 6 javëve të para kishte realizuar 3 gola, por nga java e 7-te deri në të 9, pra në vetëm tre takime, arriti të finalizonte në 8 raste.

Statistikat në këtë kampionat janë të pabesueshme: Ronaldo arrin ta dërgojë topin në rrjetë çdo 36 minuta. Në listën e golashënuesve rivali më i afërt është Neymar, që gjithashtu ka një mesatare të frikshme, pasi shënon çdo 48 minuta.

Në tabelën e golashënuesve më të mirë të La Ligas pas Neymar vjen Lionel Messi, i cili në fakt është aktivizuar në minutazh të plotë në 6 takimet e para të kampionatit. Argjentinasi ka shënuar vetëm 5 gola, pra e ka shtyrë topin në rrjetë çdo 108 minuta, por 27-vjeçari mbetet mbreti i asisteve, pasi numri 10 i Barcelonës në 7 raste ka dhënë pasin e fundit për gol. Ronaldo nga ana tjetër ka dhënë 2 asiste, ndërsa Neymar asnjë.

Ferguson në sulm për Ronaldon

E ardhmja e Cristiano Ronaldos ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave britanike gjatë javëve të fundit. Janë zbuluar madje edhe shumat marramendëse që duhet të paguajë Manchester United për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez, që në asnjë rast nuk e mohuar dëshirën për t’u rikthyer në Old Traford.

Në botimin e kësaj të diele, e përditshmja Metro, zbulon se për ta bindur 29-vjeçarin është hedhur në sulm edhe Sir Aleks Ferguson. 72-vjeçari në vitin 2003 e bleu nga Sportingu i Lisbonës, duke patur një ndikim të madh në formimin e tij si futbollist, ndaj ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësin për ta veshur sërish me fanellën e kuqe të United. Nuk është e rastësi që tifozët e “djajve” kishin kontraktuar një çarter për të qenë të pranishëm në sfidën mes Villarealit dhe Realit të Madridit, duke i kërkuar Ronaldos rikthimin në Old Traford. Drejtuesit e United janë të gatshëm të investojnë deri 200 milionë euro për blerjen e luzitanit, që do të përfitonte 600.000 euro në javë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *