Çfarë ka qenë Bezisteni?

redaktor

I nderuar lexues! Bezisteni ka qenë treg i mbyllur që shërbente për shitjen e mallrave të çmuara: të pëlhurave të importit, argjendarisë, armëve të zjarrit, gurëve të çmuar etj. Përfshinte një numër dyqanesh, ishte i fortifikuar, i siguruar me porta të mëdha dhe të rënda dhe ruhej natën nga njerëz të armatosur. Bezistenet ishin bërthamat më të rëndësishme tregtare të qendrave më të mëdha qytetare. Në Shqipëri, në shek.XVII-XIX u ndërtuan bezistene në Shkodër, Prizren, Berat, Prishtinë etj. nga njerëz të pasur dhe funksionarë të lartë. Me rëndësi ishin bezisteni i Shkodrës, i ndërtuar më 1807-1808 nga veziri Ibrahim Pashë Bushatlliu dhe bezisteni i Prizrenit, që u dogj më 1835.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *