INUK deklaron vijimin e aksionit për shkuljen e “çibanëve” pa leje

Dita

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të vijojë aksionin për lirimin e hapësirave publike. Përmes një njoftimi për mediat, INUK i kërkon qytetarëve që të lirojnë vetë hapësirat e zëna. “Ditën e nesërme ndërhyrjet janë përqëndrua në rrugën e Durrësit, “Zogu i Zi”, rrugën “Mine Peza” dhe në zonën e “Don Boskos”. INUK kërkon edhe njëherë mirëkuptimin e qytetarëve, edhe për ndonjë problem të përkohshëm shkaktuar në qarkullimin e mjeteve në këto zona. Pasi qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është çlirimi i hapësirave publike dhe vendosja e ligjshmërisë. Ftojmë të gjitha subjektet të nisin boshatisjen e objekteve të tyre në të kundërt do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e INUK-ut..

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *