Ironi mes Hervin Çulit dhe Arian Çanit për vëllain e ministres, Kumbaro

redaktor

Këto ditë kanë vërshuar një valë akuzash ndaj regjisorit Arben Kumbaro, vëllait të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Regjisori akuzohet sikur ka marrë më shumë se gjysmën e buxhetit nga institucioni që drejton e motra. Një fakti i tillë hidhet poshtë nga drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Ky i fundit i ka quajtur spekulime dashakeqe zërat që akuzojnë Kumbaron regjisor dhe Kumbaron ministre.

Reagimin për këto akuza Çuli e ka bërë në faqen e tij të Facebook-t, ku ndër të tjera ka patur edhe reagimin e gazetarit, Arian Çani.

Çuli dhe Çani kanë patur miqësi në kohën kur, drejtori i TK-së sot, endej i papunë si shkak të konflikteve që kishte më ish-drejtuesin e Teatrit gjatë qeverisjes së kaluar.

Më poshtë, reagimi i Çulit dhe komenti ironik i gazetarit…

Çuli shkruan:Jam venë në dijeni nëpërmjet rrjeteve sociale të dy-tre njoftimeve nga grupime anonime në fb se në Teatrin Kombëtar po ndodhka një spekulim i madh me kostot e shfaqjeve të Arben Kumbaros, vëllait të ministres, që kushtoka 60 për qind e buxhetit te TK-së dhe të shfaqjes së Drejtorit që kushtoka 25 për qind të buxhetit të TK-së. Për t’i shqetësuar edhe më tepër shpirtrat e spekulantëve të mjerë që ndryshimet në TK i bëjnë më mjeranë seç janë, sqaroj sa më poshtë vijon: Në sezonin 2014-2015 në TK do ketë 7 premiera. Vepra e Arben Kumbaros “Vrasja e Zhan Pol 2Maratit” dhe e imja ” E shtunë e diel dhe e hënë” janë projekte të vitit 2015 dhe nuk prekin fare buxhetin e 2014. Gjithsesi veprat më të kushtueshme për sezonin 2014- 2015 janë tre kryevepra skenike që i bëjnë nder TK-së. Ato janë “Liri në Bremen” nga Rainer Verner Fassbinder me regji të Sesilia Plasarit, “Tarufi” i Molierit me regji nga Erion Kame dhe “Vrasja e Zhan Pol Maratit” nga Peter Vaisse me regji nga Arben Kumbaro. E para, ky i fundit është një nga regjisoret më të mirë shqiptare që në tetë vitet që shkuan vuri vetëm një vepër në TK, e vetëm e vetëm se është vëllai i ministres ca syresh dashkan ta përjashtuakan përgjithmonë nga skena e TK-së. E kam për nder që e kam ftuar dhe e falenderoj që pranoi ftesën time. Për sa i përket veprës sime të De Filippos sqaroj se ka koston më të ulët të shfaqjeve që do të vihen në këtë sezon dhe 95 për qind të stafit e ka nga aktoret e punësuar në TK. E kuptoj që edhe mua pasi më përjashtuan për tetë vjetë nga TK-ja të njëjtët syresh duan të më përjashtojnë edhe tani. Për tetë vjet institucioni u shkatërrua nga keq menaxhimi dhe individët në fjalë vaditen me mediokritetin e tyre degradimin e TK-së, që në vitin e fundit vuri vetëm një premirë, ndërkohë që kishte te njëjtin buxhet që TK ka sot kur do vihen në skenë 7 premiera. Sqaroj gjithashtu se këtë sezon 5 nga regjisorët e përzgjedhur janë pjesë e gjeneratës së re dhe e prekin për herë të parë skenën e TK-së. Po ashtu në teatër janë kontraktuar 6 aktorë të rinj dhe priten dhe dy audicione të tjera si kurrë më parë në këto 23 vjet. Gjithsesi secili vazhdon në rrugën e tij, unë në timen dhe spekulantët e mjerë anonimë në të tyren. Një gjë është e sigurt: TK është një institucion në ndryshim rrënjësor, ndryshim që ka filluar dhe nuk ndalet më. Zoti i faltë të paudhët se mua s’kanë ç’më bëjnë”.

3Çani:

Çulo? Nuk ke pse justifikohesh… Edhe sikur të jenë 60 për qind e buxhetit, prapë janë pak. E para sepse është vëllai i Kumbaros, e dyta sepse njerëzit kane filluar prenotimet që tani… Hallall t’i ketë Beni… Më mirë vllai i Ministres sesa një njeri kot që s’ka asnjë lidhje me Qeverinë… Ok? Ok pra…

Dhe mos guxojë ta krruaj njeri me Culin tonë… Ok? Ok praaaaaaa…”

E.R

Share This Article
13 Comments
  • Arjan Cani eshte ne misionin e tij,te c’beje me cdo kusht ate c’ka mbetur e mire ne kete vend.Cuditerisht ka audience.Flet qe s’merret me politike.por ai e perdor ekranin e tij vetem per politike dhe per te promovuar jo vlerate verteta por vlera pa vlere.Kur ky djale do kthehet nga pozitivja,kur do promovoje vlera te vereteta,per te cilat kane nevoje shqiptaret?Ka gjetur nje shprehje qe thote:”Po s’te pelqva une nderro kanal!” .Me duhet te pranoj qe ne promovimin e antivlerave ai ka mjeshteri.Sa keq, qe mjeshterine e tij nuk e ve ne dobi te nje te ardhme me te mire per te gjith shqiptaret!

  • Njeri me te peshtire nuk do te kete mbi dhe se Arian Cani. Mjere ajo grua me ke e ndan jeten e saj te mjere.

  • Ik o legen njeri se ti je plere nuk di ca emri te te vesh. Po ku i afrohesh ti o lapizhari i dreqit Kumbaros dhe Culit,tibje 1 cope zhulsi me 2 sy. Puuuu plere e pa riciklushme.

  • Qendra e gravitetit per Canin Bythlepires eshte paraja,per ate ben cdo gje.
    Ska faj ai pa bere ate pune nuk mbijeton dote.
    Keto ja kane thene dhe njerezit e tije.

  • Ky i ziu Arian Cani nuk po e kupton se si po e vret veten çdo dite,nuk ka ndonje mik qe t’i flase?Duket se i ka mbetur vetem Berisha…..keqardhje

  • Perse sulmoni Canin dhe jo fenomenin e kalimit te fondeve apo buxhetit nga familiaret e ministrave apo drejtoreve, m,e te drejte apo pa te drejte.
    Ju qe mbroni kete qeveri po silleni njesoj e ne mos me keq si ata te saliu dnersa ne xhep nuk keni as leke per kafe. Anglezet thone “Get a Life”

    • Edi po nuk duhet te flase fare Arjane legeni,se ti nuk e njehe fare,mund ta shikosh te kalosh ate te premten me gallate naten von. Po Arjan Cani eshte personi me i pa besushem,me i perdorshmi dhe me shpifsi. Ati ca i thote Sandri dhe ai eshte thjeshte zedhensi i Sandrit. Pa po ta mendonte vete le ta thoshe,dhe te qe gabim do qe me i besushem. Po ai eshte ordiner i ulet o Edi. Ai ca nuk ka then per KLAN dhe ciftin Fevzi Frangaj. Tani me ate ndyrsinedhekun e ti e kthene ne cdo krahe.Me pak fjale eshte legen,po ta gjeshe kuptimin e legenit do gjeshe dhe orjetimin psikoseksual dhe intelektual te xhores ARJAN CANI.

  • Ore ju, jemi në kapitalizëm dhe njerëzit që punojnë paguhen, qoftë ky edhe vëllai i ministres, aq më tepër që është regjizor i njohur. Po kur u bë cani të llomotisë? Njeri pa kolonë vërtebrale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *