Ilir Hoxha, djali i Enver Hoxhës në librin e tij me kujtime të titulluar “Babai im, Enver Hoxha”, përshkruan edhe momentet kur Arben Ristani ishte avokati i tij në procesin gjyqësor që dirigjohej nga Berisha. Në atë kohë, Ristani do të mundohej që të hidhte poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria e kohës së Berishës. Ja se çfarë kujton në librin e tij djali i Enver Hoxhës për avokatin e tij personal të asaj kohe, Arben Ristani:
“U interesova për një avokat dhe më rekomanduan një djalë të ri, që nuk e njihja. por i njihja të atin, një fotograf i talentuar dhe njeri mjaft i mirë. Avokati quhej Arben Ristani. U takuam dhe biseduam gjatë e gjerë. Ai do të përgatitej për mbrojtjen time nga ana juridike, gjë të cilën ai e bëri me shumë kompetencë të argumentuar juridikisht, duke ia rrëzuar njërën pas tjetrës të gjitha akuzat prokurorit të çështjes. Ndërkohë Teuta iu drejtua të gjitha ambasadave e organizmave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Këshillit të Evropës, miqve dhe shokëve tanë brenda dhe jashtë vendit. Nuk ishte punë e lehtë, se duheshin formuluar, përkthyer, shtypur dhe së fundi të shpërndaheshin tekste në formën e komunikatës së shtypit. Prokurori Gjokutaj kërkoi 3 vjet burg në pretencën tij për të pandehurin”. Trupi gjykues mori vendimin dhe më dënoi me një vit burg. Si Gjykata e Apelit, ashtu dhe ajo e Kasacionit lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit. Në fakt, si unë ashtu dhe avokati im, pavarësisht përpjekjeve tona, e dinim që kështu do të përfundonte përderisa ligji zbatohej politikisht”. /E.K

Ky eshte njeri lapangjos dhe meriton te burgoset
ça t’boj Beni shkret se e ka nga rakia dhe duhani…
mire ti qe e kishe mundesine dhe e bere ankesen ne dyert e gjithe europes ,po populli i shkrete qe ka ngelur ne avllite e euro-peove dhe ska asnje te drejte ,asnje mbeshtetje nga mema e tij Shqiperi ,asnje mbeshtetje financiare ,si tja beje populli ????
Ne mashtrimin e Salaritrapit se Iliri do te denohej pasi u vendos “paloliridemokracia”,Benrakia do te bente detyren e avokatit sepse ristanet gjate tiranise ishtin pjese e triumviratit.Denimi ishte sajuar per te dhene kunderprovat se ne te vertete ai mbrohej nga vete Salariu qe i kishte puthur kembet tiranit,te atit.Keto qenie te felliqura,bisha,brejtes e zhapinj qe iu ngjiten shpatit zune vend e u çlodhen nen hije te rrapit,ne rreze te mullarit,u puthen,u kacafyten, u shiten,u bene, u vrane dhe u çnderuan me poshtersite e tyre si sundimtare te Albanistanpazarit.Jeta e tyre eshte hile e hipokrizi, mashtrim e ligesi,vjedhje, vrasje,ryshfete,seks, droge, inceste dhe çdo ndyresi.Por makuk-maluk-tartakutet jane akoma me te keqinj, se turren pas tyre duke u perdredhur si gjaperinj.