Bllokimi i emërimit të Ina Ramës, për shkak të Bujar Nishanit?

Bledar Lumani

Që prej përfundimit të mandatit të saj si kryeprokurore, Ina Rama është sorollatur nga ana e KLD-së.

Kjo e fundit nuk e ka marrë parasysh kërkesën e saj që ta rikthejë në Gjykatën e Apelit.

Por, e njëjta situatë është edhe me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj.

Revista Java shkruan se përgjegjës për këtë nuk është KLD, por vetë presidenti Bujar nishani.

Këtë gjë e ka konfirmuar pa dashje nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, ndërsa ka qenë prezent në Komisionin e Ligjeve gjatë debateve për kërkesën e shkarkimit të tij.

Fillimisht ka qenë deputeti Petrit Vasili, ai ka ka thënë se, “është çështja e  qëndrimit ndaj ish-kryetares së Gjykatës së Lartë dhe ish- prokurores së Përgjithshme…

Këshilli i Lartë i Drejtësisë çmoi që nga kërkesat t’u kthente përgjigje vetëm disave?

A kishit ndonjë motiv që nuk u shpjeguat pse nuk ka hyrë në rend të ditës emërimi i tyre?

Më pas vjen përgjigjia e Çefës, që bën përgjegjës pikërisht Nishanin:

Akuza e ngritur nga grupi i deputetëve për shkelje të ligjit në mosshqyrtimin në kohë të kërkesës së ish- Prokurores së Përgjithshme dhe ish-kryetares së Gjykatës së Lartë është se nuk i keni marrë në shqyrtim.

E tha edhe zoti Lelçaj, pak më parë, se kjo ligjërisht nuk është kompetencë e asnjërit prej anëtarëve të KLD-së, por është kompetencë e kryetarit të këtij Këshilli. Nuk ka pasur një objekt vendimmarrjeje nëse do t’i fusim në rendin e ditës  këto apo jo.

Për këtë arsye ajo nuk është parashtruar në atë relacion, meqenëse është një çështje që për sa i përket  procedurës nuk është diskutuar asnjëherë, sepse është diskrecion i një vendimmarrjeje  të dikujt tjetër”, tha ai.

Share This Article
4 Comments
  • Eshte e kuptueshme qe KAPTER NISHANI i ben te gjitha poshtersit ne KLD me urdher te Sali malokut,i cili ju be ferr neperkembe ketij vendi ne keto 23 vjet.Ky njeri sajoi vetem 2 gishta- demokraci,por & ato ju pren ne KAVAJE per te cilen nuk beri asgje.

  • Po si more ju Te Rilindjes, doni te beni akoma drejtesi me kete ndyresire, familje sigurimsash dhe per me teper nje femer kaq te korruptuar si nga morali dhe nga puna qe ka bere.
    Pyesni Bamir Topin a ia vlen per ndonje gje tjeter se per te punuar ne drejtesi ajo ka marre fund.ka plotb njerez te paperlyer qe duhet te zevendesojne keto funderrina kompromisesh te turperta.

  • Satani Berisha kur vuri Ina Ramen kryeprokurore e cilesoi si Silvia Konti, si tek seriali italian “Oktapodi”, kur kjo filloji te zbatonte ligjin dhe jo te degjonte Maliqin Sali, ky plehre e etiketoi kete “lavire bulevardi”. Do zoti dhe Ina behet nenkryetare e KLD dhe do te shikojme spektakel me kriminelin Sali e familjen e tij, si dhe me te gjithe zorraxhinjte e tjere qe i rrinin pas bythe duke vepruar si nje organizate kriminale dhe jo si shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *