Dëshmitari kyç i vrasjes së kryekomisar Dritan Lames nuk është më i mbrojtur.
Pas zbulimit të identitetit tashmë është vendosur edhe jeta e tij në rrezik.
Megjithëse policia nuk e ka raportuar si ngjarje, zbulohet në media se shtetasit F. V. është tentuar ti bëhet atentat.
Në datën 15 shtator 2014, pra dy javë më parë F.V i njohur edhe si dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin “Arben Ndoka” për pak sa nuk është hedhur në erë bashkë me makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos ku ai kishte dërguar mjetin në servis.
Pasi e ka marrë automjetin tip Volksvagen me targa AA 750 GT ka zbuluar se poshtë serbatorit kishte një pako të dyshimtë.
Dyshimi për lëndë shpërthyese ka detyruar F.V që të njoftojë uniformat blu që në fakt kishin detyrën për ta ruajtur 24 orë në 24.
Megjithëse ky atentat në tentativë është mbajtur i fshehur nga policia efektivat anti-eksploziv kanë çmontuar pakon dhe mjeti dhe kanë shmangur shpërthimin që mund t’i kishte marrë jetën dëshmitarit të vetëm të prokurorisë që pretendohet se ka parë momentin dhe autorët e vrasjes së oficerit të policisë Dritan Lamaj.

Polici ? Mblidh mendjen ose nuk ke për të pasur kurrë dëshmitarë? Kurrë! Njerzit e tu që kanë pasur për detyrë që ta ruajnë 24 orë në 24 këtë deshmitar duhen ndëshkuar shumë rreptë? Tjetri rrezikon jetë duke u bërë dëshmitari juaj ndërsa ju policia nuk e mbroni!!? Skandaloze,tepër skandaloze! Një turp për ju policia? Një turp që do t’ju kushtojë shumë?
O Pellumb? Pakon te jesh i bindur ashtu sic jam une e ka vendose Sali Berisha me mercenaret e tij kriminele, ashtu sic ka vepru edhe shume here te tjera. Une jam i bindur se dhe Dritanin e kane vrare njerez te Sali Kriminelit. Sali Berisha qe nga fillimi i demokracise ka vepru me metodat me mafjoze per te realizu qellimet e tija. Sala eshte njeriu me kriminel ne Bote, me Mafjozi e me i pa besi qe ka lindur deri tash.
Andi ? Nuk kam ndonjë kundërshtim me komentin tuaj por në komentin tim trajtoj vetë “përgjegjesinë e policisë për të ruajtur dëshmitarin” !? Policia e ka këtë detyrë dhe askush tjetër? Nderime andi !
Mirè inicjalet e qytetarit ne rrezik per jeten, po targa e makines private pse eshte.
Thjesht per kujtese publikut, vellai i ketij mikut eshte deputet i Rames.
Dritan Lamaj, nuk ishte qibar dhe i rane me qafe kot se koti, ai u vinte “gjoba” bizneseve ne “harremin” e tij.
Ne kete rast i hasi sharra ne gozhde.
Kjo nuk sherben ne asnje menyre per te justifikuar vrasjen, por duhet ti shohim gjerat ne sy