Avokati mbrojtës i ish-guvernatorit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për ndryshim të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Apelit, vendim i cili “ngujoi” në shtëpi zotin Fullani.
Ish-guvernatori Ardian Fullani u vu në pranga në 5 shtator në zyrën e tij. Më pas, treshja gjykuese në Gjykatën e Apelit, kryesuar nga Alaudin Malaj dhe anëtarët Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri, vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, ndaj ish-kreut të Bankës Qendrore në vend.
Prokuroria nga ana e saj, kërkoi që Ardian Fullani të mbahej në burg, madje paraqiti si prova dhe dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Në vendim thuhet edhe se gjykata vendosi: “Detyrimin e personit nën hetim të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë më të”. /E.K

Duhet te lirohet po e pret tava e peshkut….kushe behet penges do ta paguaj si Santo.