Pas shembjes së obeliskut në Kavajë nga INUK-u, Partia Demokratike bën thirrje për revolta të dhunshme. Organi mediatik zyrtar i PD-së, “Rilindja Demokratike”, është hapur ditën e sotme me titullin e madh“ Shqipëria drejt revoltës”, ndërsa si titull të dytë shkruan : “Kavaja , jemi gati të derdhim gjak për atë simbol”
Gazetari i kësaj gazete, shkruan se qytetarët e Kavajës janë mbështetur nga strukturat lokale të PD-së, ndërsa kryebashkiaku i Kavajës do të japë llogari para protestuesve.
“Gati të derdhim gjak për atë simbol”. Kjo është thirrja e qytetarëve të Kavajës, e sidomos atyre që kanë qenë protagonistë të demonstratës së 25 dhe 26 marsit të vitit 1990 në qytetin e Kavajës. Pas shembjes së simbolit të Kavajës kundër regjimit, demokratë e qytetarë kavajas kanë reaguar ashpër, ndërsa kanë paralajmëruar protesta dhe revoltë deri në ngritjen e monumentit të demokracisë sërish… Përfaqësues të Lëvizjes 25-26 marsi kanë reaguar ashpër, ndërsa kanë thënë se ky është një provokim i hapur që do të marrë përgjigjen më të fuqishme popullore. Sipas tyre, kryebashkiaku Elvis Roshi do të përgjigjet para protestuesve. Gjatë orëve të pasdites qindra banorë të Kavajës dhe përfaqësues të Lëvizjes 26 Marsi të mbështetur edhe nga strukturat lokale të Partisë Demokratike protestuan për shembjen e obeliskut të demokracisë. Protestat do të vijojnë”, shkruhet në shkrimin e botuar nga Rilindja Deomkratike.
Ndikimi i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha mbi gazetën RD është tepër i madh, aq sa në jo pak raste, disa prej titujve të faqes së parë të këtij organi janë sygjerim i drejtpërdrejtë i vetë Berishës./ E.K

Te shemben gjithe monumentet e PD
Gjak nuk kerkon populli , por SALIGJAKU , qe eshte i pangopur me vrasjet e vjedhjet , qe ka bere ne 23 vjet te mbreterise te tij.
te hane mu,,, kavajsit do bejne protesta te pergjakshme ata, jane llafet e sales keto e jo te kavajsve
Une Agron Kulicaj jam ushtar besnik i Sali Berishes,me duart e mia e kam mbytur Kosta Trebicken dhe Sokol Olldashin,urdherin ma ka dhene Sali Berisha,si shperblim mora nje pune ne parlament si keshilltar i grupit parlamentar te PD.Mos u kruani shume se jemi 50 veta si grup besnik te Sali Berishes qe vrasim kedo qe flet keq per Berishen.