Basha ankohet për Ramën në Bruksel

Dita

Kreu i ri i PD-së i është ankuar demokratëve për mazhorancës. Menjëherë pas shpalljes së listës së anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të PD-së, Basha është nisur për në Bruksel.

Pavarësisht se këtë qershor u mor edhe statusi nga BE-së, Basha është ankuar se kursi i ndjekur nga qeveria shqiptare është i kundërt me atë që pret BE.

“Sot takova kryetarin e ri të grupit parlamentar më të madh të Parlamentit Europian të PPE, Ëeber ku ne bëjmë pjesë, për ta informuar mbi gjendjen në Shqipëri. Shqetësimet që ndava me të janë të njohura për PPE, për Parlamentin Europian, madje edhe për europarlamentarët e majtë. Janë shqetësime që kanë të bëjnë me regresin që Shqipëria po bën në fushën e demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave të njeriut.

Është një kurs krejtësisht i kundërt me atë që priste BE, pas marrjes së statusit kandidat, është një kurs i rrezikshëm për Shqipërinë dhe unë e informova për vendosmërinë e PD, të opozitës shqiptare, që së bashku me qytetarët shqiptarë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë revansh antidemokratik që cënon jo vetëm arritjet e deritanishme të Shqipërisë por edhe ato që dëshiron çdo shqiptar, rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit evropian”, u shpreh Basha në Bruksel. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *