Trima në luftë, por të paaftë në paqe!

redaktor

Politika kosovare vijon të jetë në një krizë të papreçedentë, duke e lënë vendin pa qeveri prej disa muajsh. Plot 14 vjet nga përfundimi i luftës, ca burra të saj me nam, që më shumë se fjala u ndihej pushka, po japin llogari para një gruaje –presidentja Jahjaga – se pse nuk po kanë këllqe për ta “çliruar” Kosovën, kësaj here nga vetët e tyre. Për shumicën e kosovarëve, nuk ka asnjë dilemë se çfarë po ndodh, ka të bëjë me ëndrrën për një karrige, si të atij që e ndjen se po ikën – Thaçit pra – e si të atyre që presin të vijnë, që sido-sido, nuk janë në të njëjtat pozita, pasi nuk kanë qenë kurrë në pushtet e rrjedhimisht, as janë provuar në cilësinë qeverisëse. Por bukur e ka thënë Ilir Kulla në një status në FB: Shumica e kësaj klase kanë marrë pushtet me moton se do të jepnin dhe jetën për Kosovën, por ata s`japin as karrigen, pa le gjë tjetër. Por nuk ‘karrigia’ belaja më e madhe e politikës së Prishtinës, si dhe tek ne; bela është kur je trim në luftë, por i paaftë në paqe!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *