Rishikimi i Historisë, deputeti grek ankohet në Bruksel për Shqipërinë

Dita

Deputeti i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis, kërkon ndërhyrjen e Komisionit Europian për çështjen e rishikimin të teksteve shqiptare për pjesët që kanë të bëjnë me Greqinë.

Mediat greke bëjën të ditur se deputeti Kefalogiannis, i cili është pjesë e grupit parlamentar të kryeministrit Samaras,  në letrën dërguar BE-së shkruan se “shqiptarët qytetet greke të Prevezës, Igumenicës, Pargës dhe Kosturit  i quajnë qytete shqiptare në tekstet shkollore”.

Shqetësimi i deputetit grek lidhet dhe me tekstin e Historisë, ku cilësohen zona shqiptare në Greqi: Çamëria, Konica, Kosturi, Follorina; ndërsa ka referenca për Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, e cila “bëri shpërndarjen e trojeve shqiptare në shtetet fqinj. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *