I ekzaltuar nga mitingashët e Kuvendit kombëtar, ndoshta ende i pavetëdijshëm se çfarë i ka ndodhur dhe se çfarë do të mund t’i ndodhte, nëse do të kishte në Shqipëri një sistem gjyqësor të përgjegjshëm dhe një qeveri që nuk e ndjen frikën e ndëshkueshmërisë, Berisha bëri parashikimin e tij se PD-ja do të vinte në pushtet para zgjedhjeve lokale, që do të thotë në harkun kohor të një viti. Ndoshta edhe më pak, po të marrësh parasysh se nga zgjedhjet lokale nuk janë larg më shumë se 9 muaj.
Në të vërtetë rikthimin në pushtet ai e kishte menduar shumë më herët, pasi dinte dy gjëra: Vendin ai po e linte në një katastrofë financiare, e cila, në muajt e vendit të dualizmit të pushtetit kur pala fituese ishte në pritje dhe pala humbëse bënte namin (që do të thotë nga 23 qershori e deri në shtator 2013) e thelloi marramendshëm shpejt, duke e bërë një greminë të llahtarshme, ndoshta më të rrezikshmen dhe më të thepisurën në historinë e shtetit shqiptar. Së dyti, ai e dinte se, pavarësisht se çfarë përrallonte ai për hakmarrjen e të majtëve, këta të fundit kishin qenë gjithnjë liberalë me të dhe me pushtetin e tij, që kishte sjellë mijëra e mijëra viktima, si ndodhi në vitin 1997, i cili kishte vetëm një përgjegjës: Berishën.
Socialistët e asaj kohe, ndoshta edhe nga trysnia e ndërkombëtarëve, dëshmuan se e konceptojnë shtetin si një arë private, ku dëmet që bëhen në të mbjellat e tyre, vetëm ata mund t’i falin, ose, kanë të drejtë t’i falin, pa kërkuar ndëshkimin e askujt. Disa prej tyre, në parlament, pa u bërë syri tërr se po nëpërkëmbin ligjet e shtetit, tërbimit të Berishës i kundërviheshin me ndjenjën e keqardhjes duke i thënë se “Unë të shpëtova nga burgu”, si të ishte shteti malli i tyre.
Se ku i çoi socialistët kjo ndjenjë “tolerance” tashmë dihet, jo vetëm se u ndodhën para grushtit të shtetit të shtatorit 1998, por edhe se , në mesin e parlamentit, ata, dorëlëshuarit e politikës, morën faqshëm paralajmërimin e së ardhmes, këtë herë nga zonja Topalli, që, pa e ulur kokën ndaj mëshirës kristiane, u tha se, “i vetmi gabim i Berishës në vitin 1997 ishte se nuk ju vrau të gjithëve”. Kjo është politika pëdëiste e së djeshmes, kjo është mendësia e së sotmes.
Me këtë mendësi të revanshit të dhunshëm, Berisha projektoi riardhjen në pushtet, dhe sa më shpejt të jetë e mundur, ende pa u hapur të gjithë defterët e pushtetit të tij.
Si duket, “plani A”, që do të thotë risjellja e strategjisë greke të tokës së djegur financiare, tashmë ka dështuar, megjithëse ende jo plotësisht. Jo thjesht se Berisha nuk ia bërë hyzmetin deri në fund; ai shkoi edhe më përtej saj dhe amoku berishian i humnerës është i pranishëm edhe sot në ekonominë tonë. Gropat e mëdha nuk janë mbyllur ende dhe disa po vazhdojnë të thellohen. Ndaj kompanive që punuan në kohën e Berishës ka ende borxhe të pakthyera, në shuma tepër të mëdha, megjithëse edhe ajo që u pagua ishte tepër e lartë; energjia elektrike, pas shitjes së saj për një rimbetje në pushtet, është edhe më e dhimbshme, ajo dalëngadalë po i afrohet shifrës së frikshme prej 160 milionë euro në çdo vit; koncensionet që janë dhënë për shumë vite, si për lotarinë kombëtare, naftën, minierat, kanë në vete klauzola të tilla, anullimi i të cilave do të ishte po ashtu me humbje të pallogaritshme; në Bankën e Shtetit shqiptar del në dritë vetëm maja e ajsbergut të lëvizjeve bankare dhe të përfitimeve; vritet njëri ndër bankierët kryesorë të vendit, përmes së cilit mendohet se kanë lëvizur qindra milionë euro të një klase politike berishiane dhe askush nuk e di se si janë fituar dhe se ku kanë shkuar, duke tharë arkën e financën e shtetit… të gjitha këto ishin parashikuar deri në detaje nga Berisha dhe Bode, të cilët, jo vetëm e dinin humnerën, por edhe e kishin projektuar atë. Pastaj e kishin realizuar, pa ndjerë dhimbje se ikja e valutës së çmuar jashtë vendit mund të mjeronte një gjeneratë të tërë, por si një mundësi për riardhje në pushtet.
Plani “A”, ai grek i Berishës, nuk po dështon vetëm nga zotësia e qeverisjes së sotme. Ajo ka meritën e saj, por më shumë se ajo, janë organizmat e strukturat ndërkombëtare financiare, të cilat, duke mësuar nga shembulli i dhimbshëm grek, nuk duan edhe një paralele ballkanike, e cila, do të zbrazte arkat e saj, por edhe do të thoshte disa dhjetëra mijëra emigrantë më shumë.
Tani Berisha i është rikthyer planit “B”, që në fakt ka qenë gjithnjë edhe plani i tij i vetëm për t’u realizuar. Me përjashtim të vitit 1992, data 22 mars, kur hidhërimi popullor ishte tepër i ndjeshëm dhe i gatshëm për t’i dhënë votën kujtdo që thërriste për ndryshim, ai i ka humbur të gjitha zgjedhjet e tjera. Disa muaj pas 22 marsit 1992, në zgjedhjet e para lokale, ai humbi të gjitha qendrat e mëdha, duke përjashtuar qendrat veriore që ishin bastione të tij; në vitin 1994, duke qenë në pushtet dhe president, ai humbi në mënyrë plebishitare në referendumin për kushtetutën e re që e kthente atë vetë në një mbret të vockël…në vitin 1996 bëri fajin e madh politik, të mbushjes së kutive dhe krijimin e iluzionit pasuror përmes piramidave financiare të mbështetura nga ai… zgjedhje që më pas i ndërroi me rrahjen e burgosjen e opozitës si një Pinoçet i vogël vuçidolas… u rikthye në pushtet nga grindja meskine e së majtës në vitin 2005… e mbeti po nga kjo përçarje meskine deri në 23 qershor 2013.
Plani “B” i Berishës ka kohë që është në mendjen e tij dhe në skicimin që i është bërë nga garda afër tij. Prej kohe njerëz të strukturave policore, të larguar nga puna, që më shumë i shërbenin atij personalisht përmes përgjimeve, ndjekjeve, linçimeve financiare dhe politike, e kanë në mendjen e tyre vazhdimin e skenarit të vitit 1998, ëndërrojnë ende hipjen mbi tanke si atëherë dhe zaptimin e selisë qeveritare.
Që nga dita e ikjes nga pushteti, në çdo thirrje të bërë, që nga bisedat në TV të ndryshëm, në mjediset sociale, ai, Berisha, bën vetëm një thirrje: Ngrihuni, të shporrim këtë qeveri.
Të protestosh është një e drejtë e ligjshme. Mund ta bësh kur të duash, me të drejtë ose pa të drejtë, ditën ose natën, në Tiranë apo në rrethe, në Mamurras apo në Lazarat, ku të duash, por jo si të duash. Mund të demonstrosh sa kohë ke në dispozicion, por brenda një ligjësie të caktuar, që në fund të fundit, vetë e ke vendosur kur ke qenë në pushtet. Berisha e di krejt mirë se asnjë nga socialistët nuk është aq mizor sa ai vetë dhe Basha, që nga dritaret e blinduara të japin urdhër për vrasjen e njerëzve të pafajshëm… apo të hedhin në erë një fshat për një përfitim familjar. Ai ka kohë që i provokon ato, salla e parlamentit ishte vendi i tij i preferuar për të ndezur një sherr. por, kur shefi aktual i qeverisë tha se nuk do të merrej më me të, atëherë duket se e ndjeu se po fikej kandili i sherrit. Thirri në ndihmë një tufë strazimirësh, që si ai, të provokojnë deri në infinit, në pritje që dikush ta rrahë. Sepse ka edhe të tillë që e pranojnë rrahjen si një lezet partiak.
I gjithë ëndërrimi i Berishës është tashmë tek rruga. A do t’i përgjigjet rruga atij? Kjo është një pyetje me përgjigje në të ardhmen, por e rëndësishme është se cilët dhe për çfarë do i përgjigjen. Berisha ka gjithnjë pas vetes një tufë mitingashësh, të zbritur nga kali i pushtetit që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për t’ja hipur përsëri pushtetit. Më së shumti ata janë besnikë të tij, që e kanë ngritur jetën mbi bazën e kësaj besnikërie, paçka se kanë nëpërkëmbur një të ardhme të të tjerëve. Këtë tufë mitingashësh mund ta gjesh edhe në rastin Trebicka, edhe në rastin Olldashi, e nuk është çudi ta gjesh edhe në rastin Konomi, Xhindi, Santo… sepse përpara tyre është një precedent, ai i Izet Haxhisë, informacioni i të cilit nuk është përgënjeshtruar nga askush deri tani, vetëm nga një dyshe familjare, atë e bir Berisha.
Është e frikshme ajo çka mendon të bëjë ai njeri, por nuk do të jetë e frikshme përgjigjja që do i vijë edhe nga vetë njerëzit e tij. Duhet të ketë të mençur në atë grupim politik që lojërat e përgjakura më shumë se dy dekadëshe të një njeriu të çartur pas pushtetit dhe pas pasurisë, t’i duken të tepruara dhe t’u thotë “mjaft”.
Në fund të fundit, njerëzit kanë të drejtën të pyesin: Përse duhet të rivijë Berisha dhe klani i tij në pushtet? Cila është e drejta e tyre qeverisëse, çfarë ngrehinash pozitive kanë lënë pas vetes, mbi të cilat mund të ngrihet një mundësi besimi?
E vështirë të gjesh një prej tyre, ndërkohë mund të gjesh, deri në dritën e diellit, qindra të tjerë që dëshmojnë se, sa më larg të mbahet ai njeri nga pushteti dhe klani rreth tij, aq më i qetë do të jetë ky vend, aq më shumë mund të prosperojë.
Në dy dekadat e fundit e keqja e këtij vendi ka qenë ai, skota rreth tij dhe klani përreth tij. Një njeri që asgjë nuk ka mësuar nga e kaluara e afërt, nuk mund të ngrejë një të ardhme. Por, një e ardhme mund të ngrihet fare mirë, ose shumë më mirë, pa të.

Sa gabim po shkruan.
Ju haroni indeferntizmin e njerezve qe votuan PS me shumise,pikesrisht qe te dergohej ne burg ky njeri dhe i gjithe soji dhe sorllopi i tij.
Ju haroni se ky popull votoi Edi Ramen qe te zhdukej korupsioni,por e dini se ky fenomen kete vit ka ritur kerkesat,per punesim,per sherbime dhe nuk mund te behen me me ato euro qe i jepje nen[unsave te PS?
Ju haroni se sot kudo ne rrethe vendet e punes i kane uzurpuar klani i LSI,i cili ka mbajtur ne pune gati 50% te militanteve te PD.
JU haroni si me tha nje taksist ne Tirana para disa ditesh,;U MASHTRUAM DHE ANJE GJE QE U PREMTUA NUK PO MBAHET” prandaj 16 vota qe kam,nuk do i jap as PD as PS,e nuk do votoj me.
Sa mijera jane qe nuk do dalin nga mos mbajtja e premtimeve dhe mashtrimi?
Po ju them dhe nje fenomen qe ka ndodhur ne ate reth ku banoj;
Deputeti i PS ka vendosur ne pune drejtuse te gjithe ish njerezit qe kane votuar historikisht per PD,me gjithe fiset e tyre,e kjo per neser qe ti kete kontigjent te tijin,per te mare perseri vota,por jo per PS,por per PD????
Pra keto gjera te vogla ju nuk i shihni si fenomen,por Saliu keto momente do ti zhvillije deri ne rezik per vete popullin.
Epo njërin duhet ta zgjedhim, s’mund të rrimë pa qeveri, dhe ky njëri, me siguri nuk do të jetë kurrsesi Berisha. Apo jo troja? Po mbetëm unë e ti pa votuar atëhere ka shanse Viçidolsi se ka në krah injorancën shqiptare dhe banditët që bëjnë ligjin e të fortit. Atëhere mjerë Shqipëria dhe ne duhet t’ia mbathim me vrap prej kësaj skëterre berishiane.
Edi Rama ka nje plan te madh,dhe ky plan parashikon qe Berisha duke u perpjekur te mbroj vjedhjet e familjes se tij te degjenerohet puplikisht dhe te arrestohet per tu pergjigj per gjith krimet qe ka bere.
Dalngadale po ngushtohet laku ne fytin e Sal Gerdecit.
Shqipria duhet te Rilind duke derguar kriminelet ne Burg
Tamam e ke ” TROJA ” .
Punesimet jane klan i ngusht familjar e fisnor i Drejtorave qe kane vendosur Deputetet e PS dhe i te perkeledhurve qe nga PPSH-ja qe jane ende ne pozita kyce ne administraten qendrore e lokale. Tamam pashalleqe me njerez shume te pa afte per te kryer detyrat e tyre por qe rrine gjysmen e dites ne zyre dhe sorollasin popullin hallexhi pa i zgjidhur pune.
Keto dukuri do ta gremisin shume me keq se gremisen Berishen kete qeveri. Mbase jo kaq shpejt sa thote Saliu por erdhen zgjedhjet lokale dhe 2017-ta.
Nje deputet i LSI kur duhet te hiqet nga pune ndonje i pa afte i PD dhe aktivist aktiv deri agresiv , thote mos e hiqni se ka votuar per mua.
Dhe i ka perzier ne nje stan te PD te Lsi, te PR dhe ka krijuar ndermarrje. Tani LSI-në e quajn ” ndermarja e punesimit ” me duar te pastra.
Dhe socialistet dhe votuesit e saj duke qene edhe komisioner fryjne syte e rrine pa pune.
Pse do votojne perseri per PS-në?
Sa per Saliun nuk ke ç’i thua. Ai politik ben, gabimet e kundershtarit ruan.
Ministrat e qeverise jane ne ekstaze euforike me keq se ka qene Jozefina dhe Majlinda kur ishin ne pushtetin e dyte. Keta jane dhe nuse e dhendurre te rinj.
Jane edhe agallare te rinj. Fluturojne me presh ne …
Populli thot: Ruaju nga Agai dhe Dhenderri i ri.
Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet dhe kjo thënie është filozofike pavarësisht se mund të jetë përdorur edhe nga diktatorë anë e mbanë globit? Z. Bedri mesa kuptova e ka këtë nëntekst në analizën apo shënimin e tij mbresëlënës? “Dita” dhe z. Bedri nxisin vigjilencën për çdo “plan A” apo “B” të saliut? Por unë nuk dua te ndalem te këto plane ? Dua te ndalem te pyetja “a ka mazhoranca nje plan kundërvënës efektiv ndaj çdo “plani marrëzie” te saliut dhe bandës apo ai është një kundërshtar me të cilin “kryeministri nuk do të merret”??? Kjo të lë të kuptosh se kryeministri po bën gabimin filozofik dhe strategjik që përmënda jo pa qëllim,në fillim,- atë “të harrimit të “armikut”(kundërshtarit të kapur keq nga ethet e marrëzisë)” !? Kjo do të kushtojë jo vetëm për të por në radhë të parë për të ardhmen e Shqipërisë!? Planet “kundërvënës” ndaj aventurierëve të tipit sali dhe banda “Dita” duhet t’i nxisë më shumë sesa ato plane që përshkruajnë dhe evidentojnë rreziqet nga “planet A dhe B” ??? Marrëzitë e saliut dalin jashtë cdo plani e parashikimi prandaj gjëja më e mirë për mazhorancën qeverisësë eshtë “ta ketë shkopin gati” për cdo eventualitet marrëzie”? Madje eventualitetet t’i parashikojë deri te ato më të fundit që rrok fantazia e sigurisë dhe e dajakut kundër marrëzisë!? Këtë e thotë “universiteti amerikan i mbrojtjes” dhe jo vetëm unë? Nderime z. Bedri dhe “Dita-s” për tërheqjen e vëmëndjes në një çështje që për mua profesionistin, është koncept strategjik? Mbi të gjitha apel për të kthyer vëmëndjen e qeverisë te ligjësia disi e përbuzur e “vigjilencës”!?
VR !!! @@@ Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet dhe kjo thënie është filozofike pavarësisht se mund të jetë përdorur edhe nga diktatorë anë e mbanë globit? Z. Bedri mesa kuptova e ka këtë nëntekst në analizën apo shënimin e tij mbresëlënës? “Dita” dhe z. Bedri nxisin vigjilencën për çdo “plan A” apo “B” të saliut? Por unë nuk dua te ndalem te këto plane ? Dua te ndalem te pyetja “a ka mazhoranca nje plan kundërvënës efektiv ndaj çdo “plani marrëzie” te saliut dhe bandës apo ai është një kundërshtar me të cilin “kryeministri nuk do të merret”??? Kjo të lë të kuptosh se kryeministri po bën gabimin filozofik dhe strategjik që përmënda jo pa qëllim,në fillim,- atë “të harrimit të “armikut”(kundërshtarit të kapur keq nga ethet e marrëzisë)” !? Kjo do të kushtojë jo vetëm për të por në radhë të parë për të ardhmen e Shqipërisë!? Planet “kundërvënës” ndaj aventurierëve të tipit sali dhe banda “Dita” duhet t’i nxisë më shumë sesa ato plane që përshkruajnë dhe evidentojnë rreziqet nga “planet A dhe B” ??? Marrëzitë e saliut dalin jashtë cdo plani e parashikimi prandaj gjëja më e mirë për mazhorancën qeverisësë eshtë “ta ketë shkopin gati” për cdo eventualitet marrëzie”? Madje eventualitetet t’i parashikojë deri te ato më të fundit që rrok fantazia e sigurisë dhe e dajakut kundër marrëzisë!? Këtë e thotë “universiteti amerikan i mbrojtjes” dhe jo vetëm unë? Nderime z. Bedri dhe “Dita-s” për tërheqjen e vëmëndjes në një çështje që për mua profesionistin, është koncept strategjik? Mbi të gjitha apel për të kthyer vëmëndjen e qeverisë te ligjësia disi e përbuzur e “vigjilencës”!?
Me ato mënd që PD-ja ka jo vetëm që nuk rikthehet në pushtet z. Alqi por rrezikohet seriozisht të bëhet pluhur e hi si formacion politik? Ajo nuk po e kupton dhe nuk do ta kuptojë që ka marë kazmën për të hapur vëndvarrimin e saj dhe nekrologjinë përfundimtare? Ju ftoj t’i vemë së shpejti për ceremoninë mortore? Qofsha i gabuar! Tung!
Sakte Bedri shkrimi jot eshte informim i sakte
Nuk shtrohet me problemi se a do te vije me ne pushtet Berisha, se ky kapitull eshte i mbyllur perfundimisht. Berisha i trembet denimit te tij, se ai eshte i ndergjegjshem per fajet, demet dhe krimet e tij. Fatos Nanon, mikun e tij politik, ai e denoi me 12 vjet burg, gjoja se ‘vodhi’ kavanoza me reçel, kurse dosjet me bemat dhe gjemat e Berishes jane sa nje mal. Une nuk e di se denohet apo jo ai me kete drejtesi qe kemi ne. Ama qeveria ka gjithe te drejten e zotit qe te hartoje dhe t’i kopsiti mire diosjet me shkeljet e ligjit nga ana e Berishes dhe t’ia dergoje Prokurorise se Pergjidhshme. Le te hidhet ky hap nje here. Koha do ta tregoje se ku fshihet lepuri pastaj. Tek vullneti politik per te sjelle ndryshimin ne kete vend (jo rilindjen, se kjo s’ka te beje), tek demagogjia e rradhes e maxhorances aktuale, apo tek drejtesia. deri me sot jemi vetem ne kuadrin e fjaleve. “Fjale imzot, fjale!”
MUND TE GENJESH NJE PJESE TE POPULLIT PER CA KOHE,
MUND TE GENJESH EDHE GJITHE POPULLIN PER CA KOHE,
POR NUK MUND TE GENJESH DOT GJITHE POPULLIN PER GJITHE KOHEN.
Me fal inderuari P, ky eshte nje perifrazim jo dhe aq i sakte i thenies se Presidentit amerikan Abraham Linkoln se :
Mund te mashtrosh nje pjese te popullit per te gjithe kohen.
Mund te mashtrosh te gjithe popullin per nje pjese te kohes
Por nuk mund te mashtrosh te gjithe popullin per te gjithe kohen.
Kete citat te Linkolnit e ka perifrazuar edhe E.Hoxha ne nje kritike per revizionistet jugosllave duke thene se
“Nje njeri i ditur ka thene se nuk mund te mashtrosh te gjithe
popullin per te gjithe kohen”.
Diktatori yne, nuk pati guximin te thoshte se kush e kishte thene ate mendim.
Ju faleminderit !
Ka dhe nje plan C.Luli te braktise Berishen dhe te shtiret si armik i tij.Te shpalle PD- e re dhe te mbledhe votat e popullit qe urren Berishen.
Labinot nderime? Mirë e kini idenë për një “plan c ” të lulit dhe unë e quaj té shkëlqyeshëm por, ka edhe një “plan D” të agjenturave rreth nesh që e marin lulin “për veshi” dhe e kthejnë apo rikthejnë në pikënisje !? Nderime!
Edi Rama e ka potencialin qe ekuacionin A+B+C+D ta bej o(zeroooooo) .Pra a+b+c+d=sali=0.Vetem se duhet pune,guxim,maturi.
Krimineli Betisha ka shume plane per te ardhur ne pushtet dhe per te rivrare te vraret, por Edi nuk po mban premtimin KRYESOR te ardhjes ne pushtet, gjykimin e kriminelit Sali & Co. dhe plasjen e tyre pas hekurave te burgut.
Po planin D, aleancën me Ilir floririn e harruat?
Fat man? Në një mendje me ju që “saliu ka shumë plane” por edhe me pjesën tjetër të komentit? Në thonjza futa frazën që m’u duk më me interes? Nderime!
Populli votoj per shpresen qe te jetohet me nder , me drejtesi dhe me dinjitet ne vendin e tije , boll eshte zhgenjyer per 23 vjet , shpresa e vetme eshte EDI RAMA qe duhet te ndihmohet nga te gjithe shqiptaret qe duan te ardhmen ne vendin e vet .
Bedriu shkruan shum sakte .
o bedri,po shkruajte c’do dite ja fut dhe pordhes kot…ke shkrime shume te mira,por duke shkruajtur shpesh nuk ke ca thua me dhe i exagjeron kot disa gjera…saliu ka ngordhur dhe mos hap panik kot..iku koha e tankut…dhe shqiptaret nuk mendojne me si ne 98..ata qe i ven nga pas saliut kane degjuar se me salen ben lek…kurse shumica e shqiptareve tashme e njeh mir salen…se po ja rrit shume vlerat duke shkruar ne kte menyre per ate..ai tashme esht shume i vogel perball mentalitetit te sotem shqiptar..
I nderuar z.Bedri: ju keni prekur te gjitha siqe jane por keni harruar diqka.
Azem Hajdari shante ne parlamen te gjithe,asnje nuk bente ze.Berisha duke e pare se nuk shkonte e tij e futi qe te zihet me Magjun Mazrekun nga Hasi (verior)
Pak ne nga veriu e kemi mendjen pak si dallash se ,po na shahu tjetri ne japim jeten.
Pas kesaj Magjuni gjuajti dhe e plagosi,Azemi mbeti sakat por ishte molla qe Berishes i bente deme. Plani A; Berisha per ta hequr nga siperfaqja e dheut,futi Haklajt qe te benin ate qe e priste Berisha.
Plani B:Deputeti i mutit (koke qerosi)duke e pare Berisha qe eshte budalla e futi qe te zihet me VERJORET Keta nuk e qelluan ma arme po i dhane nje grushte.
Berisha priste krisma,por kjo nuk u ralizua.Tani plani tjeter i Berishes ishte per nje grushte opozita te mos marre pjes ne parlament.
Plani C:Ishalla nuk del e imja por,shenoje diku me nje leter .Dite te mira nuk do kete (koke cerosi)budallai i PD.
Do i beje te gjitha Berisha e do thote ashtu siqe thonte per Fatos Nanon se,ai e vrau Azem Hajdarin do te thote se:Edi Rama e beri kete apo ate.Shenoje………diku.
si ka thene nje specialiste anglez rajersoni babai i spiunimite te ballkanite me ndimene e serbite e solli ne fuqi kete sdim ca ti veme emrine dhe pse nuk ka faje se ka zbatuare urdhrate e shefave qe e bene kete qe eshte pra baba i botes amerika e dine se kure do ta sjelle kete monstere apo te bijne ne pushtete po deshen ata qe sote po sdeshene kure te jete caktuare se ky populklle se ka dashure e se do poshte antishqipatret
Fat man? Në një mendje me ju që “saliu ka shumë plane” por edhe me pjesën tjetër të komentit? Në thonjza futa frazën që m’u duk më me interes? Nderime!
Une i pari do te votoj per Saleh Berishovicin dhe do te dal ne rruge ! Do te votoj , megjithese nuk kam votuar kurre me pare , madje nuk dua ta shoh as ne Shqiperi !
Arsyeja qe do te votoj dhe do ta mbeshtes , eshte se kriminelet qe mban pas , duke qene trushkulur dhe delirante , nga gezimi i fitores , nuk do te permbahen me kunder ketyre lavireve te PS-se perfshi Ed Ramen dhe atyre te LSI perfshi ILir Kokelopen (megjithese tani i eshte bere si kec) ! Dua ti shoh t’i kalojne mire nen shale dhe t’ua bejne kurrizin me te bute se barkun , si ne 1996-ten Arben Imamit ! Se keta kriminelet jane debile , i kujtojne keta vertete kundershtare te Salehut ! Pa dua qe t’iu marrin femijet peng , per te paguar para te majme , ashtu sic kane bere me pare !
Pastaj dua edhe qe ky qe quhet popull shqiptar , te vuaje deri ne ate pike , sa t’i therrese mendjes dhe (fatkeqesisht se me dhemb ne zemer) nga dhimbja e vet e madhe te kuptoje se nuk mund te behet Shqiperia me gjak tradhetaresh ! Ta kataklizmoje nje here dhe mire (mjaft me lengime) kete vend sa te gjithe keta horra te zhduken , dhe te nxjerre bij e bija qe jane shqiptare ne shpirt , mendje dhe karakter !
Cfare t’i besh endrra me sy hapur , sepse nuk te lene hijenat qe hyjne e dalin si miq apo qe na rrine rrotull qe te sherosh plaget !
Lleshi ? Zëmërimi juaj shumë i ligjshëm dhe bindës !? Tung!
Kot per bisede.PD ka fituar rende dhe dukshem zgjedhjet vendore 1996,ka fituar pa kontastim zgjedhjet e vitit 2005,ka fituar zgjedhjet e vitit 2009 me 7o deputet kur PS kishte vetem 65 aq sa ka sot.Like floriri i dha Berishe 4 vota kurse Edushkes plot 18.Dhe per statistike pasi e permend ne cdo shkrim Gerdecin.Zgjedhjet lokale ne ate komune ubene vetem tre muajpas shperthimit.PS doli e katerta etj.Kot per bisede se bunkeri mbetet bunker dhe mllefi dhe mashtrimi si zor te korigjohen
E gjitha varet nga do te shkoje “Kollona e V ” LSI, d.m.th. komunistet tradhetare qe njehere behen me armikun e tradhetojne shoket pastaj kthehen prape ne shtepi sikur te mos kish ndodhur asgje……..
Eshte per te ardhur keq per nivelin e komentuesve edhe nuk e di perse edhe te B.Islaimit i cili nuk do ose nuk guxon ta shohe te verteten ne sy.Kryekrimi Berisha nuk ka ardhur asnjehere ne pushtet por e kane sjelle e si rezultat i saj Ai dhe vetem Ai se bashku me Perandorine qe e drejton prej mese 32 vjetesh mund edhe perse jo ta sjelle ne pushtet!Kryekrimi Berisha trupin e ka ne Shqiperine kerme e rrenjet pertej Atlantikut.Ekziston nje plan per shperberjen e Shqiperise e ky plan mund e duhet relizuar vetem me kete njeri.Kjo eshte edhe aresyeja se ku e gjene kurajon kryekrimi kur thote se do vijme ne pushtet perse jo para zgjedhjeve vendore.Ndoshta plani i trazirave eshte formuluar e firmosur nga ata qe bene Prillin nga ata qe bene 97,nga ata qe bene Gerdecin,nga ata qe sajuan 21 janarin per te qendruar ne pushtet kryekrimi pasi E.rama nuk jepte garanci te plota per devijim te rruges Saliniane,ç’ka po e kryen me se miri tani duke mbajtur premtimet e dhena qe kryekrimi nuk do te preket sa te jete ne pushtet,nen moton se “Drejtesia eshte e kapur e eshte veshtire te shperbehet”!Valle ç’fare pushteti zoteron kjo qenie qe mbylli Gerdecin,vraset ne bulevard!Se fundemi me lejoni t’ju garantoj se diplomacia e vendit “mik” nuk mud te largoje dot diplomatet tashme te dale boje pa rikthyer edhe je here Sali Berishen ne pushtet si mision i perfunduar i tyre.Se fundemi thone qe dardha e ka bishtin mbrapa,por Saliu deklaron se bishti e ka dardhen para!Ndaj theniet e tij mos i merrni lehte ,Ainuk largohet nga skena politike pa realizuar planin afatgjate te “miqeve” qe Shqiperia duhet ti bashkangjitet Kosoves ,e perse jo edhe e copezuar!
TE NDERUAR KOMENTUES ME GJITH RESPEKTIN E MADH QE KAM PER KOMENTUESIT DHE VECANERISHT PER ANALISTIN BEDRI ISLAMI , BERISHA ESHTE NE PUSHTET EDHE SE POPULLI E DHA VERDIKTIN E VET ME 23 QERSHOR TE VITIT QE SHKOI. MAZHORANCA E SOTME KA VETEM KARTONAT NE PARLAMENT POR PUSHTETIN E KRIMINELI SALIH KY ESHTE NJE REALITET I HIDHUR SEPSE KRIMINELI SA ISHTE NE PUSHTET NUK PUNOJE QOFTE DHE 1 DITE PER POPULLIN E MJERE POR AI PUNOJE VETEM PER KLIKEN KRIMINALE TE TIJE., VIDHET BANKA LEROHET FULLHAJNI SEPSE FULLHAJNI ESHTE I LIDHUR SALIUN SEPSE SALIU ESHTE I LIDHUR LLALLEN SEPSE SALIU KA SAKATIN NE PRESIDENCE DHE SAKATI E KA BERE PRESIDENCEN SI DYQAN FRUTA-PERIME KA GRUBMULLUAR ATY TE GJITHE LLUMIN E PEDESE APO SE PER PAK HARROVA KA PARANE DHE PER PARA CFARE NUK BEHET SOT NE KETE BOTE TE NDYRE. ,MENDIMI ESHTE QE TE BEHET NJE REFERENDUM MBARE POPULLOR PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT USHTAR TE BERISHES SEPSE PRESIDENTI SI USHTAR I BETUAR I PD DREJTON KESHILLIN E NDRIKULLAVE TE MOS BERJES TE DREJTIS DIKUSH ME TE DREJTE MUND TE PYES SA DO VAZHDOJ KJO GJENDJE PERGJIGJA IME ESHTE SA TE JETE SALI KRIMINELI GJALLE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET NUK KANE PAQE NDOSHTA GABOJ .
Sali Berisha dhe PD nuk ka fituar asnjehere ne shqiperi Ai ka hipur ne pushtet per fajin e te socialisteve dhe te majteve shkaku qe te majtet kane qene te percare. nese do kete unitet ne koalicioni e majte per 50 vjet nuk vjen PD-ja ne pushtet. Mund te vije nese percahen te majtet ose po te bejne gabime te renda ne qeverisje e majta
Lleshi ? Zëmërimi juaj shumë i ligjshëm dhe bindës !? Tung!
KUR TE KTHEHET GJYSHIM QE I VAFT SALIU PRAN
Sali Menderja ,kolerja e shqiptarise…..
Edi kristaq rama, ta harrojë mbështetjen që mori 23 qershor. Asnjë premtim nuk ka mbajtur pas ardhjes në pushtet.
Ju lumt B.ISLAMIT,P.ZAIMIT,DOKTORIT,etj.Te gjitha i that,por diçka nuk e permendet,jo se nuk e dini:SALIMILLOSHEVIÇI e gjen forcen e pandershkushmerise te LOBI SERB,GREK,RUS,AMERIKAN.Rajersoni,Elez Biberaj, 2 BUSHET jane gjall akoma.Dhe RAMA e di kete,ndaj vjen verdalle si “MACJA QULLIT TE NXEHTE”.Brenda kualicionit te majt ka kundershti per arrestimin e Berishes,pasi qendron ne mes FLORIRI I KRRABES,VIDJOJA ME ZE E FIGURE me Dritan Priftin & ne nje moment te caktuar peshorja e farmacise do prishet nga KOLLONA E PESTE.Keshtu do realizohet plani B,C…i Saliut,per realizimin e premtimit te tij per te prure PD ne pushtet ose te djeg shqiperin si ne ’97,’98.Dhe maxhoranca po rri si PULE E LAGUR,po shtyn ditet,4 vite jo se jo.Qofsha i gabuar.Falinderoi DITEN & analistin dashamires te ketij vendi B.ISLAMI,qe po na mban SYÇEL,ne pritje te katraures Berishjane,ketij vampiri te ketij vendi…!
Le ta provoje biri incestual i kurves..
Kur dalin disa ish sekretar parti fshati me 4 klas fillore e tri te tjera shkolla nate qe nuk dinin as sa land kane e bejn analiz te kti kriptokomunistit. Dhe thone ke bere nje analiz te sakt.Po cfar thane ne fushat elektroale ishte vetem loja si puna e komisarit te filmi duel i heshtur.Shkoni e ruani bagtin se ate dini te beni.