Dy qokat e kordinatores të batakut!

redaktor

Letër e nënshkruar

Bardhyl Ermini

 

Shumë e çuditëshme është metamorfoza e politikanëve shqiptarë. Ata i futen politikës sikur të jenë në shekullin e parë pas Krishtit, e paraqiten kaq të trashë, a thua se nuk kanë parë ndonjëherë libër e gazetë me sy. Kur kjo bën vaki me femrat, aq më keq, ato duken si të çakërdisura, sepse për fat gjinija i tradhëton, e nga krijesa delikate kthehen në kuçedra, apo në Edra, për të mos i thënë gjërat e shëmtuara

kaq troç. E kam fjalën për Edra Gridën, politikanen e të ardhmes, kordinatoren e budallallëqeve më të mëdha që mund të pjellë mëndja e një provincjaleje buzë kuqe, Lezen, të preferuarën e “Portokallisë”

dhe shpresën e Kryebashkiakut të Tiranës, të cilit Tirana ja pa hajrin.

Ka mbajtur kjo bibë e lalës një fjalim, me të cilin i ka këputur aty ku nuk thuhet të gjithë shqiptarët, rrënjët e të cilëve “gjënden thellë në tokën e bërë mijra vite nga etërit tanë që e ruajtën Zotin”. Etërit, të cilët me në krye kordinatoren duhet të kenë “një mirënjohje, më shumë se sa për individin, për fenomenin Sali Berisha, që diti të mbajë këtë parti në ditë të mira, por më shumë në ditë të këqija”. Sa bukur! Pa tjetër që kështu duhet të jetë. Pasi po të jetë për individin Sali Berisha ai ka hikur “për lesh” qysh prej

vitit të largët 1996, ndërkohë që fenomeni Sali Berisha i përuruar e pakta në 2 prill 1991, vazhdon ende të “shkëlqejë” me të gjithë forcën e vet, gjë që u theksua edhe në Kuvendin Kombëtar të Partisë 2B, ku

udhëheqësi legjendar i saj premtoi se në protestat që do të organizohen “në çdo bllok, lagje, shesh, rrugë, sokak, fshat, aty ku jemi”, në krye do të vazhdojë të jetë vetë e do ta çojë betejën “deri në fitoren tonë të merituar”. Natyrisht me kushtin që “sovrani” duhet ti japi edhe jetën e dyte. Kështu po, jemi dakort.

Sepse shkollat e çerdhet nuk mund ti djegë njeri përveçëse fenomeneve. Mbi 2 miljard dollarë të djersës të popullit nuk është e mundur ti grabis një njeri përveçëse fenomenit. Mendimi për të djegur e helmuar krahina edhe mund të lindi në kokën e një njeriu, por vendosmërinë për ta kryer këtë nuk mund ta ketë askërkush përveçëse fenomenit. Vrasjet e fëmijëve me dinamit dhe ato të hallexhinjëve me plumba “përballë si burrat”, nuk mund të realizohen nga dora e një njeriu të vetëm, në se ai nuk është kthyer në fenomen. Një ekonomi krejtësisht në anarki e degradim, nuk mund të kompromentohet e të korruptohet si rrallë vend në glob vetëm nëpërmjet mëndjes të pjerdhur të një njeriu, ajo është pasojë e veprimit të pa rreshtur të një fenomeni. E kështu me rradhë, deri te e dyta qokë që kordinatorja shami blu, e dalë nga hundët e “delikates” të “Atij” që e frymëzonte “fenomenin” në vitet shallë kuqe të rinisë të tij, hedh në skakierën e kordinimit, atë që përbën kulmin e filozofisë moderne të Partisë Demokratike 2B.

Share This Article
3 Comments
  • Nje megallomani e shfrenuar femerore.kujto post 23 qershorin ku kjo grifshe me nje mendjelehtesi te shfrenuar akuzon popullin qe “nuk e kuptoi”, dhe nuk i dha mandatin e trete pedese, e te tjera gafa pa fund si ” rrofshim ne”,por nese e ka patur kuptimin per te rruajtur ok.

  • Me mjaftoi te lexoja fillimini e ketij publikimi per te kuptuar se kemi te bejme me “teorite e bibanit te majte” qe degradon ne sulmet me te uleta ndaj personit, per te vetmen arsye se ajo gjendet ne krahun politik te cilin ai urren pa mase. Keto jane pasojat e nje shtypi qe bombardon lexuesit me artikuj qe nuk jane gje tjeter vecse sulme “ad hominem”.

    • Ka plot delirante ky vend. Ka modelin, prototipin e delirantit me te madh dhe demsjelles, qe po e ndjekin meshkuj e femra, sepse e kane kuptuar se vetem me kete rruge (gjuhe) ben karriere dhe para’. Prandaj po behet i rrezikshem per mbare kombin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *