Letër e nënshkruar
Ramis Basha
1 Tetori është Dita Nderkombetare e të Moshuareve. Duart e te moshurve shqiptarë jane akoma me kallo. Këto kallo kanë vlerat e tyre ne ndertimin e veprave madhore që vazhdojnë ti shërbejnë edhe sot vendit. Mesazhi i te moshurve për cilindo shqiptar sot është: Mbrojtja e dinjitetit te atdheut, ndershmëria, harmonia vllazerore e shoqerore ne interes te kombit dhe shoqerisë.
Gjithashtu te moshuarit u bejne thirrje politikaneve te sotem te çdo ngjyre të jenë mirënjohës për kontributin që kemi dhene per 40 vjet punë. Jemi shume te indinjuar kur degjojme shprehjen e turpshme ofenduese te ndonjë sharlatani zyrtar qe thotë: “Çfare kerkojne ?! Çfare duan më pensionistet?” Keto jane fjale fyese per shtresen tonë. Ne të moshuarit e Fierit duam të falënderojmë Bashkinë me në krye z.Baftjar Zeqaj që kane ndjekur e ndjekin nga afer problemet tonë duke na ofruar vazhdimisht komunikim dhe vëmednje.
Pervec ambjenteve egzistuese shlodhese dhe argetuese eshte duke u projektuar dhe pritet te zbatohet ne vitin 2015 nje tjeter vend shplodhes ne lagjen “29 Nentori” ne Fier. E presim me kenaqesi mbasi ambjentet egzistuese nuk i plotesojne nevojat e te moshurve pasi Fieri ka mbi 16 mije te moshuar. Gjithashtu nje falenderim special kemi dhe per biznesmenin Nimet Kamberi i cili sponsorizoi nje udhetim 2-ditore me autobus per moshat e treta. Besojmë se edhe maxhoranca e sotme do t’i japë rendesinë e duhur kesaj feste. Ramis Basha, kryetari i Shoqates se Pensionisteve, dega Fier
