Agjenti i Xhimshitit: Berati ende s’ka marrë asnjë vendim

redaktor

Shumë është shkruar në muajt e fundit për të ardhmen në nivelin kombëtar të Berat Xhimshitit, me mediat zvicerane që sugjeronin bashkimin e tij me ngjyrat kuqezi, e disa shqiptare që e quanin zyrtare. Për ti dhënë përgjigje këtyre fjalëve, “Asport.info” foli me agjentin e 21-vjeçarit nga Tërnoci, Michel Urscheler, i cili hodhi poshtë këto fjalë, duke deklaruar se Xhimshiti nuk ka marrë asnjë vendim, për shkak të rëndësisë së performancave sa më të mira me skuadrën e tij, Zurich.

“Në radhë të parë Berati nuk zotëron pasaportë shqiptare, prandaj dhe nuk e kuptoj se ku janë bazuar mediat shqiptare që e quajnë zyrtare zgjedhjen për Shqipërinë”, – tha Urscheler. “Një thirrje të mundshme në kombëtare Beratit ja mundësojnë vetëm paraqitjet e mira me Zurich, prandaj dhe ai është i përqendruar që të bëjë sa më mirë aty. Kompeticionet madhore si Euro 2016 janë synimi i tij, dhe ai duhet të zgjedhë se me kë kombëtare dëshiron t’i arrijë. Unë thjesht i kam sugjeruar që duhet të bëjë zgjedhjen që e sheh si më të mirën për karrierën e tij, pasi nuk jam babai apo vëllai për t’i bërë sugjerime të tjera. Berati nuk ka bërë një zgjedhje as për Shqipërinë, as për Zvicrën, por as kundër njërës prej tyre” – vazhdoi ai, duke nënkuptuar se vendimi do të kërkojë pak kohë. “Ai ka luajtur 10 vite për moshat e Zvicrës, dhe tashmë që është afruar dhe Shqipëria, nuk mund të vendosë nga e hëna në të martë”

“Me Gianni De Biasin jam shumë shok, dhe flasim shpesh për disa futbollistë”, – përfundoi Urscheler. Një miqësi që mbase mund t’i japë shumë shpejt përgjigje trajnerit të kombëtares kur gjerat të bëhen më formale, në ndryshim me disa raste të tjera, kur ka ngelur pa një të tillë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *