Maestro Totti me rekord në Champions League

redaktor

Totti Magjik, në gjysmën e pjesës së parë të Manchester City-Roma, kapiteni theu tabunë Angli, duke shënuar golin e tij të parë në ishull, shpërthim si i një 20-vjeçari dhe prekja e klasit për një prej kampioni. Me këtë gol kapiteni i Romës theu rekordin e një prej futbollistëve të pakët me të cilin mund të krahasohet për numrin e prezencave, legjendën e Manchester United, Ryan Giggs, që kaloi 24 sezone me fanellën e djajve të kuq, por uellsiani në verë e mbylli me futbollin e luajtur, ndërsa Totti sot, është golashënuesi më i vjetër në historinë e Champions League (nëse llogaritet dhe historia e Kupës së Kampionëve, rekordi reziston ende dhe është i një tjetër miti, hungarezit Ferenc Pushkash). Giggs i shënoi Benfikës kur ishte 37 vjeç e 9 muaj, Totti të shtunën e kaluar mbushi 38 vjeç, nuk ja doli ta festonte me gol ndaj Veronas, por ja doli në Manchester, qytetin ku ka përjetuar dhe hidhërimin e tij më të madh në karrierën sportive, sfidën ku Manchester United mposhti Romën 7-1 në 10 prill të 2007. Atëherë sapo kishte kaluar kufirin e 30 viteve, Pjaniç ishte ende minoren, Rudi Garcia drejtonte Dijon në Ligën e Dytë franceze, duket sikur ka kaluar një jetë, por Totti vrapon sërish si djalosh. Kur doli nga loja rreth 20 minuta para fundit, pak pasi kishte shkuar pranë dygolëshit me një diagonal me të djathtën, e duartrokitën edhe shumë anglezë, ndërsa Garcias i duhet ta mbajë të freskët, të Dielën është ndeshja me Juventusin. Kapiteni verdhekuq ishte natyrisht i kënaqur pas ndeshjes. “Rastet më të pastra i patëm ne dhe nuk ishte e lehtë. Pësuam të parët, por reaguam menjëherë, kundër një prej skuadrave më të forta të Europës. Por ky rezultat nuk ndryshon asgjë, kemi objektivin për të bërë më të mirën dhe të kalojmë grupin, duke e ditur se nuk është e lehtë me dy skuadra si Bajerni i Mynihut dhe Manchester City. Rekordi i ri? Nuk e mendoja, mendoj më tepër për skuadrën sesa për veten, kjo ka qenë gjithmonë forca ime, por kur skuadra të ndihmon të bësh gol, vijnë edhe rekordet”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *