FSHF: Federata e Serbisë të na pajisë me bileta

redaktor

Federata Shqiptare e Futbollit hedh poshtë kërkesën e homologes së saj serbe që dy sfidat me Serbinë të luhen pa praninë e tifozëve miq.

Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit shqiptar në mbledhjen e kësaj të mërkurë vendosi të mos pranojë kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, për një marrëveshje bilaterale, sipas të cilës, ndeshjet Serbi–Shqipëri në Beograd dhe Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena” të zhvillohen pa praninë e tifozëve të skuadrës udhëtuese. Ajo kërkon nga pala serbe, që FSHF, të pajiset me sasinë e biletave që i takojnë, konform rregullave të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, në mënyrë që ato t’ua shpërndajnë tifozëve dhe grupimeve shqiptare, të interesuara për të ndjekur ndeshjen në Beograd. Gjithashtu ajo kërkon marrjen e masave për sigurinë e tyre në stadium dhe jashtë tij.

KE shpreh bindjen se me pjesëmarrjen e tifozëve, kjo ndeshje dhe në përgjithësi futbolli, nuk humb një dimension shumë të rëndësishëm. Nga ana tjetër, ky institucion beson se duhet krijuar një atmosferë sa më bashkëpunuese, duke e konsideruar ballafaqimin e 14 tetorit, thjesht një ndeshje futbolli, pa etiketime politike e etnike.

Në frymën e bashkëpunimit për zhvillimin sa më normal të kësaj ndeshje, më datë 13 tetor, një ditë përpara takimit, do të zhvillohet një miqësore mes veteranëve të futbollit të Serbisë dhe atyre të Shqipërisë. Ky ballafaqim, i emrave të njohur të futbollit të të dy vendeve, do t’i shërbejë krijimit të një klime sa më të mirë përpara takimit zyrtar Serbi-Shqipëri.

Share This Article
3 Comments
  • Tifozeria duhet te tregoj kulture e maturi, dhe jo ekstremizem e fanatizem te pakten te thyhet akulli dhe bota do te na shohe krejt ndryshe, natyrisht cdo gje mundet te ndodhe eche ne rast humbje duartrokitet edhe fituesi! Pa njerez ne stadium esht sikur luet dy ndermarje qe kerkojn te mesojn futbollin! Deshmoni kulture e jo vandalizem kjo esht me e mira e me e civilizuara!

  • bravo serbia utregua ematur por kane te drejte serbet se ka grupe ekstremiste prandaj do qe te shmangi keto te papritura por dhe serbet edine se ne jemi shqiptare dhe skemi probleme me serbine jemi te paret qe ne ishim tifoset eserbise ndiqnim ndeshjet ne kohen emonizmit shikonim koncertet filmat etj prandaj serbia mos te kete fare merak per provokime ne me serbet si jashte vendit dhe brenda kemi maredhenie shume te mira prandaj mos na ngateroni me problemet ekosoves kosova sot ka shtetin esaj dhe ne vertet mbrojme interesat ekosoves sepse jane vellezerit tane por ne maredhenie me sportin nuk ka ndonji shenjepakenaqesie ne jemi dashamires te futboollit dheana tjeter jemi njerez dime ti ndajme kush eshte imire apo ikeq ju uroj shikim te kendshem dhe vete do habiteni qe do shkoje memire se cdo ndeshje nga ana jone te jeni te sigurte vime per sport dheteshikojme beogradin qytetin me te bukur te serbise ky eshte qellimi jone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *