Ismail Kadare, i treti në parashikimet për të fituar “Nobelin”

Bledar Lumani

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, edhe këtë vit është një ndër kandidatët kryesorë për të fituar çmimin “Nobel”.

Ai renditet i treti në parashikimet për të fituar këtë çmim.

Në klasifikimin që revista italiane “Panorama” ka bërë për fituesit e mundshëm të Nobelit për Letërsinë, i pari renditet Ngugi Ëa Thiong’o, (4:1) autor kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale.

I dyti është shkrimtari japonez Murakami Haruki (5>1).

Ndërsa shkrimtari ynë 78 vjeçar disa herë kandidat për çmimin Nobel, por dhe fitues i çmimit “Princi i Asturias” dhe “Man Booker International Prize” në 2005, renditet i treti.

Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Eshtë algjeriane, e lindur më 1936 dhe shkruan në frëngjisht.

Kadare ka qenë vazhdimisht kandidat për ta fituar këtë çmim, por deri tani nuk ja ka arritur.

Share This Article
16 Comments
  • Kadare duhet ta marë çmimin nobel sepse nuk do t’i jepet atij por piksëpari Shqipërisë dhe shqiptarëve? Shumë nga idiotizmat marrëzitë tona do të dukeshin shumë më pak të tilla pas këtij çmimi për Kadarenë? Ne do të shiheshim në një optikë krejt tjetër shumë më miqësore, se deri tani? Ne do të renditeshim te kombet që kanë iluminuar njerëzimin? Ne do të kishim “armën kadare” për të vrarë disa nga veset tona në sytë e të huajve? Unë dua ta marrë Kadare këtë çmim? Ju duhet të doni që Ai ta marrë këtë çmim? Po te jemi të gjithë që Kadare ta marë çmimin Bota do t’ja japë, s’ka nga ja mban? Tung!

    • Në një mëndje e qëndrim me z. Pëllumb zaimi. E urojmë z. Kadare qe ta marrë nobelin. Eshtë çmim për te gjithë shqiptarët,për të trija krahinat tona? Respekt gjithe shqiptarëve votues për Kadarenë nobelist!

    • z.Pellumb,po te ishte per ta marre, Kadareja do e kish marre kete Nobelin,por halli eshte se duhet qe t’ia japin…Po nuk ia dhane nuk ka sesi ta marre…Cmimi Nobel eshte nje vleresim individual,kur ia dhane Pasternakut dhe Sollzhenicinit nuk kishin ndermend te vleresonin Bashkimin Sovjetik,keshtuqe perzierja e ketij evenimenti me ngjyra patriotike nuk me ngjan kaq e goditur,megjitthese nder do na bente te gjitheve.Interesant eshte raporti me Mero Bazen,kur flitet per Kadarene Mero i mbyll komentet.E pashe sot tek TemA dhe kur iu ktheva pas nje ore leximit nuk e gjeta me lajmin,siç duket komentuesit i ishin”perveshur”Kadarese dhe TemA e kishte hequr fare.Ne nje tjeter artikull nje zoteri autor i ishte perveshur Rexhep Qoses ne mbrojtje te Kadarese,por komentet nuk lejoheshin dhe arsyeja eshte shume e thjeshte;bej pyetjen nese nje person publik behet me i pranueshem kur e ruajne mediatikisht nga kritikat, a thua se komisioni i Stokholmit monitoron qyfyret e forumeve?Mandej,kjo ethe Nobeliste me duket ca e ekzagjeruar; dy here ne vit e japin kete çmim apo si? Megjtihate sikur e kam parasysh Kadarene me kupen e Nobelit ne dore duke na thene te gjitheve,Ja kush jam une,qe ta dini ju qe s’me meritoni…Ne do ulim koken,Mero Baze do shkruaje editoriale per tere javen,rigorozisht me komente te mbyllura, dhe Rama do ta prese me nje ceremoni zyrtare me aristokratike sesa pritja e rezervuar per Papa Françeskon.Do hidhen botuesit ne beteja te reja,vetem bleresit e vertete do mungojne,se 10 mije leke eshte shifer e veshtire per tu kaperdire,me i lire eshte “100 vjet ne vetmi”i Garsia Marques,qe ishte libri i shekullit.Megjtihate i uroj shkrimtarit me te adhuruar nga Mero Baze,Blendi Fevziu e deri tek hallexhiu me i fundit qe ishalla kete vit vleresohet me çmimin Nobel per letersine,ishalla e treta e verteta…Ne do jemi prape lexuesit e Dtes me shfrimet dhe hallet tona,pensionistet do qahen per çmimet dhe faturat e dritave,ujin me orar dhe çmimet e ilaçeve,etj,por do kemi nje hall me pak,Kadareja nuk do vuaje me kompleksin e Nobelit dhe kjo s’eshte pak. Syte e Anes,bijes se Ziver Veizit megjithate nuk do arrijne deri ne Paris, te akuzojne shkrimtarin e madh se perse nuk iu be avokat krimit ne mes tre bulevardit.Qysh ka thene Brecht, i madhi Brecht qe nuk u vleresua me Nobel, sepse nuk beri konformistin: “nuk do thone pse kohet ishin te erreta, por pse poetet e tyre heshten”.

      • Me duket si tek filmi Kapedani,or gjerman,ky recitim i yti”nga lufta ne Vietnam tek nderzimi artificial”.Shqiperia eshte nje popull i vogel dhe cdo gje e mire per nje individ te saj ,eshte e mire per te gjithe vendin.
        Veshtro me larg se individi dhe do te nxjerresh me teper vlera.

  • Jo s’duhet tja japin çmimin sepse kandareja ,o pëllumb është një shkrimtar, dhe intelektual pa dinjitet. Mundohet të shitet si disident i kohës së monizmit, legen.

    • ku e morret veshe se ata shkrimtaret tjere jane me dinjitet ose me mire shiqoni kush esht shkrimtarja austriake dhe si e meritoi dhe me cfare shkrimesh ate cmim nobel qe e kane zhvlersue sa qe cmimi spanjoll i kadares ka nji vleft me fisnike se ky i stokholmit

  • E verteta eshte se e meriton,kjo per shume arsye,sepse eshte koha,i nominuar shume here dhe se e kane fituar kete cmim edhe disa qe ndoshta se kane merituar,por mendoj se pengesa me e madhe qe se fiton (te pakten deri tani) kadare,eshte te qenit shqiptar se fatkeqesisht duam s’duam e kemi si targe te keqe kete…

  • Sikur “Nobeli” te jepej me vota shqiptaresh, edhe une do te votoja pro, jo sot por, edhe me pare. Sigurisht kjo do te sherbente ne rradhe te pare per te rritur krenarine kombetare dhe per te sfumuar disi edhe disa vleresime aspak mirdashese per ne, sidomos nga fqinjet. Trinia Nene Tereza, Ferid Murat dhe Kadare, do te ishin nje gjerdan i arte ne kuroren e humanizmit dhe mendimit shqiptar.Dhe nuk eshte pak per nje komb te vogel. Por ja qe fatkeqesisht nuk vendosim dot ne, keshtu nuk na mbetet tjeter veçse te urojme qe kesaj rradhe komisioni perkates ne Stokholm te jete me objektiv ne favor te Kadarese.

  • Punë dreqi
    Do ishte mirë një Nobel, shume positive per ecurine
    e Shqiperise.
    Por ky………Unë komunizmi i pa gjumë…….
    Nuk e meriton.

  • D’y nobelet halte nuk Jane prodhim i Enver hoxhes,pra e meritojne Nobelin
    Kadareses ,ne krahasim me kenianin,i mungon burgu ,per te na dale dissident… Po i mungon burgu edhe per Krimin qe ka ne bien e Vete,Duke e detyruar te abortoje frytin 6 mujor te dashnise se sa,
    Po ajo po ia kthen ‘perkujdesin’ babes,duke jetuar me nje zezak!

  • Ti Shqiperi me jep nder
    Me jep Enrin Shqiptar……
    E duan shqiptaret ,
    Pas bekimit qe i dha Shqiptareve Papa Francesko,
    nje cmim te madh
    cmimin NOBEL,
    Kadare eshte Shkrimtar i madh
    Kadare mund te kete edhe te meta e gabime
    Kadare eshte Shqiptar

  • Nje shkrimtar i madh dhe te gjithe shqiptareve u ben mire.
    Ketu nuk flasim thjesht per Kadarene,por per vlerat e nje populli te vogel,pa shume ze,qe gjera te tilla vetem sa e njohin me teper.Njerez te vegjel,tinzare,qe “luftojne” emrin e Kadarese,jane nivele te pallogaritshme dhe vetem i bejne fresk shqiptareve te ndershem.
    Do i shkonte per shtat cdo shqiptari nje Nobel dhe kush merr vesh nga letersia e kupton se vlerat letrare te Kadarese jane te niveleve te larta.

  • Cmimi Nobel per gjeniun Kadare do ishte arritje dhe per shqiptaret.E kuptoj qe mes tyre ka dhe raca te huaja si turke ,arabe etj.qe nuk do gezohen .Vafshin ne DJALL.
    Nje popull i vogel si ne mbas 100 vjetesh mund te nxjerre nje tjeter Kadare.JEMI KRENARE ME TE DHE SHUME MIRENJOHES .

  • Edhe te mos ekzistonte tresshja skenderbe,nene tereze,kadare, shqiperia dhe shqiptaret duhet ti shpiknin ata per te ngritur ne lavd rrenjet e ilirise se lashte qe ne kohen e saj ishte superfuqi e kohes, ekuivalente e amerikes se sotme ne potencial. Shqiperine perendimore ne rrenje e ne konceptualitet nuk e lidh asgje me stepat sllave dhe shkretetirat arabe, sidhe me vella erjorganet e timberlandise mongole.lavdia ju perket te medhenjve. Avokat ngjela thote: mos i prekni shenjtoret. Kur isha ne greqi emigrant, greket thoshin se mitera tereza eshte greke nga maqedonia, ojorgos- o dhikosmas( jorgua jone) per skenderbeun dhe kantare vorioepiroti nga argjirokastra. E madhe mideja e tyre per kocka te renda. Vini mend o shqiptare. Mos i prekni te shenjtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *