Beteja me celulitin, e mundur

redaktor

Lufta me celulitin është një ndër betejat më të vështira, me të cilën duhet të përballen çdo ditë femrat. Jo vetëm që shkakton një pamje estetikë të pakëndshme, por shpesh herë bëhet edhe i dhimbshëm, pasi krijimi i tij pengon funksionimin normal të organizmit. Sipas ekspertëve të shëndetit, asnjë grua nuk është e lirë plotësisht nga e keqja e celulitit, që së fundmi po godet në masë edhe adoleshentet. Referuar përcaktimeve mjekësore, termi celulit duket se tregon një gjendje pezmatimi të qelizave, që shkaktohet nga degjenerimi i lëndës që formon indet lidhëse, të cilat gjenden nën lëkurë dhe mbrojnë organet e brendshme të trupit dhe muskujt, duke ruajtur njëkohësisht gjallërinë dhe funksionimin e tyre. Ndër shkaktarët më të shpeshtë që duhen kontrolluara për të parandaluar formimin e celulitit janë gabimet në të ushqyer, mungesa e aktivitetit fizik, veshja e rrobave të ngushta, si dhe stresi që kalojmë gjatë përditshmërisë tonë.

Gabimet në ushqyerje

Gabimet në ushqyerje ndikojnë në shfaqjen e celuliti. Për t’u fajësuar janë të gjitha ushqimet që rëndojnë punën e aparatit tretës dhe mëlçinë, siç janë ushqimet e pasura me yndyra shtazore, por edhe sasia e tepërt e kripës dhe alkooli. Ndonëse duket e vështirë, por u duhet thënë jo sallameve, turshive, ushqimeve të skuqura dhe alkoolit, çokollatës mishrave të tymosur majonezës, etj. Sipas ekspertëve të shëndetit natyra dhuron shumë përkujdesje në trajtimin dhe luftimin e celulitit. Në vijim dot gjeni të detajuara këshillat në lidhje me çajrat bimore dhe ushqimet që ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e punës së veshkave pasi nxisin qarkullimin dhe largimin e toksinave nga trupi, e në këtë formë parandalojnë krijimin depozitave dhjamore që grumbullohen në pjesë të ndryshme të trupit.

Çajrat dhe pijet e tjera

Kurat natyrore që na propozojnë herbalistët dhe mjekësia orientale janë veçanërisht të dobishme në rastin e celulitit, sepse këto kura synojnë rritjen e efikasitetit të organizmit në mënyrë natyrore duke e pastruar atë nga lëndët toksike që janë grumbulluar aty dhe duke u kthyer dalëngadalë organeve funksionalitetin e tyre. Në këtë rast ofrohet edhe një ndihmë e çmuar për veshkat për të rritur shkëmbimin dhe funksionalitetin e tyre nëpërmjet rritjes së diurezës. Në vijim të shkrimit gjeni llojet e çajrave dhe pijeve të këshillueshme në rastin e celulitit, të cilat mund të përdoren edhe në formë parandaluese, nëse i keni veshkat dembele, dhe diurezë të pamjaftueshme. Nëse jeni mësuar të pini pak lëngje gjatë ditës, këto çajra do ju ndihmojnë që të rrisni të rrisni sasinë e lëngjeve për të cilat ka nevojë trupi.

Çaji me mustaqe misri

Mund t’i gjeni të gatshme në farmaci, dyqane erëzash ose t’i shkëpusni vetë nga kallinjtë e misrave dhe t’i thani. Merrni rreth 20 gram, pak a shumë një dorë, hidhini tre filxhanë uji dhe vlojini derisa të avullojë gjysma e ujit. Ky çaj këshillohet që të konsumohet tre herë në ditë, gjysmë ore para buke.

Lëng shalqiri

Gjatë verës mund t’i shfrytëzoni plotësisht vetitë diuretike të shalqirit. Shtrydheni tulin e tij, për të përfituar lëng, pastaj ziejeni derisa të trashet në formë shurupi. Hidhni një luge gjelle nga ky shurup në një gotë ujë, dhe pijeni dy herë në ditë, gjysmë ore para buke.

Pije nga rrepa e kuqe

Rrepa ka efekte të jashtëzakonisht të dobishme për veshkat. Përveçse duhet ta fusni më shpesh në dietat tuaja, me rrepën mund të përgatisni edhe pije. Por, kujdes ajo të shton etjen për ujë dhe ndaj nuk duhet tepruar me të. Nxirrni lëngun nga rrepa e grirë dhe hidheni në një tenxhere, duke e përzierë me të njëjtën sasi uji. Vendoseni në zjarr dhe hiqeni sapo të fillojë të ziejë. Lëngun këshillohet që ta pini një herë në ditë, ose një herë në dy ditë, por kujdes pasi nuk duhet ta teproni me sasinë.

Çaj me bishta qershie

Përveçse mund t’i blini nëpër farmacitë bimore, mund t’i thani edhe vetë gjatë stinës së qershive dhe t’i ruani më pas për t’i përdorur përgjatë gjithë vitit. Hidhni rreth 20 gram bishtash të thara në një çerek litri ujë, dhe ziejeni për disa minuta. Pasi të jetë ftohur këshillohet që pini 3-4 filxhanë në ditë.

Bimë të tjera diuretike

Ja cilat janë disa nga bimët e tjera diuretike :

Borziloku (çaj gjethesh të thara)

Luleshtrydhja (çaj gjethesh)

Mështekna gjethe

Murrizi dhe qumështorja

Rrodhja (çaj )

Rrënjë grami dhe sherbela

 

Vetitë diuretike të ushqimeve

Qoftë në funksionin kurues ose parandalues, është mirë që të njohim se cilat janë ushqimet që ndihmojnë diurezën. Mund të përdorni disa prej tyre sipas dëshirës gjatë mbajtjes së dietës. Ndër perimet që nuk duhen neglizhuar janë :”Shpargulli, lakra e bardhë ose e kuqe, qepa, kopra, preshi, domatja, rrepa, kungulli. Po ashtu nga frutat nuk duhet të mungojë ananasi, shalqiri, molla, qitroja, rrushi, etj.

Kozmetika natyrore

Një ndihmë të madhe në luftimin e celulitit luajnë edhe kremrat e vajrat e përgatitura vetë në kushtet e shtëpisë.

Krem kundër celulitit

Merrni 100 gram vazelinë dhe dhjetë lugë lanolinë, shtoji një lugë esencë rigoni dhe dhjetë lugë ekstrakt alkoolik dredhëze. Masën përftuar masazhojeni në pjesët ku keni më shumë probleme me celulitin.

Vaj kundër celulitit

Ja dhe receta e një vaji që mund të përdoret si për masazhe, ashtu edhe për të ushqyer lëkurën. Përzieni njëzet pika të vajit të kamomilit me dhjetë pika esencë rigoni.

Banjë shtendosëse

Përgatisni një çaj me dhjetë lugë rrënjë angjelike të grimcuar dhe të vënë për dhjetë minuta në një litër e gjysmë ujë që vlon. Çajin e përgatitur shtojani ujit të banjës.

Banjë çlodhëse

Në një litër e gjysmë ujë që vlon hidhni 500 gram lule bliri të thara. Hidheni më pas çajin në ujin e banjës në afro 37 C. Mos qëndroni në ujë më tepër se sa 20 minuta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *