Ndoshta duhet t’u themi lamtumirë gjenive të shkencës. Imazhi i Albert Ajnshtajnit që revolucionarizon fizikën, duke punuar në tavolinën e zyrës së tij në Bernë i përket një kohe që nuk mund të përsëritet më. Ai që e çon në “muze” themeluesin e fizikës moderne dhe të tjerë gjeni të fushave të ndryshme është një shkrim i publikuar në revistën “Nature”. Autori i shkrimit, psikologu Dean Keith Simonton, i Universitetit të Kalifornisë, shprehet se gjenitë e mëdhenj të shkencës kanë perënduar. Tashmë kërkimet bazohen në aktivitete rutinë dhe në impenjimin kolektiv të mijëra shkencëtarëve. Por shkrimi i prof. Simonton nuk është i pari që hedh teorinë e fundit të shkencës. Në vitin 1899, një funksionar i zyrës së patentave në SHBA deklaroi se “Gjithçka që mund të shpiket është shpikur tashmë”. Pak a shumë në të njëjtën periudhë, Lord Kelvin, i cili mendonte se kishte arritur në fund të studimeve mbi elektromagnetizmin ngulte këmbë se nuk kishte mbetur më asgjë për t’u zbuluar në fizikë, përveçse mund të bëheshin saktësime më të detajuara. Por pak vite më vonë, erdhi zbulimi i kuanteve, strukturës së atomit dhe relativiteti, të cilat e futën shkencën në rrugën e revolucionit. Kjo bën që opinioni i dr. Simonton të merret me rezerva, por emri i mirë i revistës ku u publikua shkrimi i tij do të bëjë që të nisin debatet mbi perëndimin e gjenive të shkencës të kalibrit të Ajnshtajnit, Borit apo Mari Kyrisë.

Mos u merzitni! Shtohen gomeret. Globi nuk mbetet bosh!
Gjenite asnjehere s’kane per te humbur,derisa kjo hapesire eshte e pa fundme edhe zbulimet keshtu do jene.Ajo qe ja vlen ta shkruaj eshte tek fakti se gjeniu i kohes do zbuloje nje detaj te vockel,te thjeshte ne dukje dhe qe pa bashkepunim me gjeninj te tjere nuk do caje dot vete si ka ndodhur deri tani . Por gjeninjte kure nuk jane “race” qe do zhduken.
Me siguri ky psikologu i Kalifornise , kur e ka thene kete konkluzion te tij, ,”se gjenite kane perenduar” ,ka qene gjysme i zgjuar nga gjumi , pra i pergjumur ; per ndryshe dhe ne do ishim teper te gezuar pasi edhe tek ne ne SHqiperi , njerez si Sali Berisha , gjeni per demokratet e rreme , dhe antikombetare per masen e gjere te shqiptarve nuk do ekzistonte me ..Krahasimi i Sali Berishes me shkrimtarin gjeni Anshtajni mund rezultoi vetem ne rastin me acidin sulfurik qe djeg e gerryen cdo gje dhe ujin qe ne rastin me shkrimtarin e madh i jep jete e gjalleri zhvillimit …..