Letër e nëshkruar nga Seit Jonuzaj
Në televizionin News 24, mbase edhe në ndonjë tjetër, jepet një reklamë për ujin me përmbajtje fetare se si zoti ndau ujërat nga toka etj. Ai televizion ndiqet nga i gjithë publiku shqiptar.
Mirëpo, nga njëra anë, shteti ynë është laik, i ndarë nga feja dhe, nga ana tjetër, një masë e madhe shqiptarësh janë ateistë, me botëkuptim shkencor dhe si të tillë, nuk besojnë në asnjë fe.
Ç’kusur kanë këta të dëgjojnë broçkulla të tilla? Ajo reklamë çorodit mendjet e brezit të ri, duke i bërë të rinjtë të dyshojnë në njohuritë shkencore që marrin në shkollë mbi krijimin e botës. Prandaj, mendojmë se reklama të tilla mund t’i japin vetëm televizionet e institucioneve fetare, nëse kanë stacione televizive, e jo televizionet e tjerë.
Shpesh dëgjomë në lajmet radio e telepamore apo lexojmë në gazeta termin “peshkarexhë” për ato mjete lundruese që merren me gjueti peshku. Peshkarexhë është italisht “pescareçio”. Ne kemi termat shqip: anije peshkimi, barkë peshkimi, motopeshkatore e peshkatore. Përse duhet përdorur emërtimi i huaj?! Prapashtesa “rexhë” e asaj fjale nuk ka asnjë kuptim. Prandaj s’ka pse të injorohen emërtimet shqip.
