Duhet rilindur fshati, jo qyteti

redaktor

Dërguar me email

Në adresën e redaksisë

 

Qytetet nuk janë më ai koncept i vjetër i qendrave urbane me rrugë asfalti, pallate, kinema e dyqane. Këto mund t’i ketë edhe fshati, që po deshe quaje edhe qytet. Problemi themelor që solli anarkia e këtyre 20 viteve qëndron tamam tek anarkia urbane. U bënë shtëpi të reja, pallate, rrugë, etj, pa një plan të detajuar urban. Kjo prishi edhe qytetin, shkatërroi edhe fshatin, i cili pësoi goditje fatale. Fshati duhej të ishte një thesar i madh bujqësor-blegtoral, por edhe atraksion turistik, sepse Shqipëria ka një reliev natyror të mahnitshëm. Ndoshta po e teproj, por duhet të rilindë fshati. Në vendet e përparuara nuk ka kufij psikologjikë midis fshatit dhe qytetit, bile në fshat gjen supervila, që në qytete ka pak gjasa të ndërtohen, për shkak të spekulacionit. Sa për termin “bagëtizim” që përdor Ermir Hoxha në shkrimin e tij, nuk dua t’ju ngacmoj, por bagëtitë kanë një rregull biologjik; i shkojnë pas dashit që kryeson kopenë, nuk ecin kurrë secila në kokë të vet. Sikur të ishim pakëz të ordinuar e të disiplinuar si bagëtitë, mund të dilnim më të fituar.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *