Një i moshuar 85 vjeçar u plagos sot me thikë për shkak të një sherri me një 45 vjeçar. Policia e Durrësit bën të ditur se i moshuari me iniciale S.K pengoi një lidhje dashurore në pallatin ku banonte.
Fiqiri Gjergji kishte lidhje me një fqinje të të moshuarit, por ky i fundit e pengonte ta takonte atë mbrëmjeve para pallatit.
I moshuari ka marrë një goditje me thikë në kraharor dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /E.K
