Largohet shefi i EULEX-it, Borchard, lidhje me një agjente shqiptare

Dita

Gjermani Bernd Borchard edhe pse nuk e kishte mbaruar ende mandatin në Kosovë, është larguar me arsyetimin zyrtar se kishte gjetur një punë tjetër në Gjermani.

Por mediat e Beogradit raportojnë se shefi i misionit të EULEX-it, Bern Borhard, u largua për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave dhe lidhjes me një agjente sekrete nga Shqipëria.  Largimin e tij nga misioni po sipas mediave serbe e ka kërkuar vetë shteti gjerman.

Borchard është larguar nga Kosova para më shumë se një jave dhe në vend të tij, pozitën e shefit të misionit është duke e ushtruar zëvendësja e tij aktuale. Këshilli i Evropës ende zyrtarisht nuk e ka zgjedhur zëvendësuesin e tij /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *