Një pikë këmbimi valutor është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “11 nëntori”, rreth orës 19:50. Policia bën të ditur se kanë qenë 2persona të maskuar të cilët janë futur brenda pikës së këmbimit valutor dhe kanë thyer me çekiç xhamin mbrojtës.
Nga hetimet paraprake janë marrë rreth 4 milionë lekë të vjetra, ndërsa ka mbetur e plagosur nga thyerja e xhamit punonjësja e këmbimit valutor./E.K
