Peqin, abuzimi me pronat, arrestohet kreu i Kadastrës në Gjoçaj

redaktor

Policia e Peqinit ka vënë në pranga punonjësin e kadastrës së Komunës Gjoçaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Burime zyrtare bënë me dije se kanë arrestuar të dyshuarin Jemin Deja. Ky i fundit akuzohet se ka regjistruar prona në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë Gjykata e Elbasanit ka dhënë në ngarkim të Dejës masën “arrest me burg”. Arrestimi u bë pas një pune hetimore nga Prokuroria dhe Antikrimi Financiar në Elbasan. Ndaj Dejës ka pasur disa denoncime prej banorëve që pretendonin se ishin dëmtuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *