Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për drejtorin e burgut të Rrogozhinës dhe dy mjeket. Bëhet fjalë për Ferdinand Doksanin dhe dy mjekë të tjerë, të cilët akuzohen për ‘shpërdorim detyre’. Nga salla e gjyqit, Doksani ka dhënë versionin e tij në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Arrestimi i djeshëm sipas tij ishte një veprim i nxituar. “Nuk jemi kriminelë, arrestimi sikur të ishim vrasës”-tha Ferdinand Doksani.
Duke u ndalur tek leja për Shpëtim Memën, Doksani theksoi se firmosin të tjerë para tij dhe se ai vendos vetëm për shoqërimin e të burgosurve. Më tej, Doksani i është drejtuar prokurorit Dritan Gjini se duhet ta kishte bërë këtë veprim. “Unë vendos vetëm për shoqërimin e të burgosurve. Mjafton të më njoftoje, do paraqitesha vetë në polici”-tha drejtori i burgut të Rogozhinës.
