Rrëshqet Lefi, zbulon kalanë pas 40 vitesh

redaktor

Lef Maliqi është personazh në llojin e tij. Ai të lë me gojë hapur sa herë hap gojën. Tani ka filluar të na lërë jo vetëm me gojë, por edhe me sy hapur sa herë që bën ndonjë foto. Dy ditë më parë na rezulton se ka shkuar të bëjë disa foto në kalanë e Beratit, 40 e ca vjeç burrë dhe tani shkon e bën foto në kala, veç Lefit mund t’i ndodhi (apo i ka ndodhur edhe ndonjë tjetri?). Ai ka dalë disa herë në pozicione të ndryshme me dy gishtat lart. Me këtë me sa duket kërkon të tregoi që është besnik ndaj Partisë, ose ose, do t’i ketë vendosur si mision vetes; të bëj një album me… dy gishtat lart. Por më vonë ka vendosur një status që ka hedhur në erë qëndrimin e tij pranë PD-së. Ka renditur të gjitha arritjet e qeverisë për një vit. Këtë status sigurisht e ka bërë me ironi të “trashë” duke inskenuar edhe një bisedë me një socialist. Ja statusi i Lefit në Fb. “Të dashur miq sot gjatë vizitave, ngushëllimeve dhe takimeve me struktura të PD-së gjatë ditës takova një Rilindas i cili më tha: Pas një viti po të numëroj sukseset e Rilindjes:-Mirëqenia është rritur, të gjithë Shqiptarët kanë më shumë lekë se një vit më parë, Legalizimet u bën falas, shëndetësia është falas, vendet e punës janë rritur, pagat janë rritur, pensionet janë rritur, çmimi i naftës është ulur, çmimi i energjisë do të ulet, mosha e pensionit do të ulet, jemi më të sigurt, vetëm po ndërtohet (nuk ka shkatërrim), boshti i jugut do bëhet, pra nuk po të numëroj të tjera së kemi dhe shumë suksese. Pra Populli është i lumtur… E përqafova dhe u largova”, shkruan Lefi. Ky është më i zgjuar kur nuk flet fare. Pas këtij momenti Maliqi shkruan edhe një koment në Facebook-un e Berishës. “Ka ardhur momenti i Ringritjes! Demokratët dhe socialistët e zhgënjyer të ngrihemi në protesta kundër krimit, varfërisë, mashtrimit, oligarkisë, shkatërrimit”. Ufa! He is Lefteri from Otllaku!

lefter maliqi

Share This Article
4 Comments
  • po nga fiqte nuk ke bere ndonje foto o Lefter djali?Bej edhe nje nga fiqte e Uznoves,se pjeshket e Lapardhase i voli Saliu para kohe.Te ngrente mortja Leftero,i ke ngritur ata gishtat si lepurushkat e Play Boy.Pse nuk u shtyve edhe pak nga fotografia qe ta shikoj mire malin e Tomorrit,hahhahaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *