Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar ditën e sotme rezultatet e sesionit të dytë të provimeve të Maturës Shtetërore për lëndën e Gjuhë Letërsisë dhe të Matematikës. Ajo që bie në sy është se askush në provimin Gjuhë Letërsisë nuk ka marrë notën maksimale 1, ndërsa është arritur që të kapet vetëm nota 9.
Pjesa më e madhe e maturantëve të cilët kanë ngelur në provimet e zhvilluara në qershor, janë vlerësuar me notat 5 ose 6.
Rezultatet janë më të ulëta në provimin e detyruar për Matematikën, ku përqindja e atyre që kanë mbetur është shumë e lartë. /E.K
Në link gjeni rezultatet e Matures Shtetërore, sesioni i dytë
Rezultatet e lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi
http://www.arsimi.gov.al/…/m…/2014/sesioni2/letersi_ses2.pdf
Rezultatet e lëndës Matematikë
http://www.arsimi.gov.al/…/2014/sesioni2/matematike_ses2.pdf
