Sarandë, punëtorit të ndërtimit i bie tulla nga dora, plagoset rëndë një 2-vjeçar

anazapta

Një fëmijë është plagosur rëndë sot në Sarandë, teksa kalonte poshtë një pallati në ndërtim e sipër. Burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se fëmija 2-vjeçar ndodhej në karrocën e tij, i shoqëruar nga nëna dhe gjyshi, kur nga pallati ka rënë një tullë, e cila e ka goditur në kokë. Mësohet se gjendja e fëmijës është e rëndë dhe ai është nisur menjëherë drejt spitalit të Janinës në Greqi.

Policia ka shoqëruar në komisariat punonjësin e ndërtimit, Anduel Pepa, të cilit i kishte rrëshqitur tulla nga dora.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *