Lejet e ndërtimit, dërgohen për gjykim 7 zyrtarët e komunës Rrashbull

Dita

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar dosjen duke dërguar për gjykim shtatë zyrtarë të Komunës Rrashbull. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin , ata dyshohen se kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Sipas burimeve nga kjo prokurori, bëhet e ditur se ndaj zyrtarëve është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

Në korrik të këtij viti, Policia ka vënë në pranga kryekomunarin demokrat Hysen Gashi dhe zyrtarë të kësaj komune . Ata akuzohen se kanë dhënë 16 leje ndërtimi në bregun e detit tek zona e Shkëmbit të Kavajës. Zyrtarët ishin vënë në hetim prej muajit Shkurt të këtij viti pas denoncimeve në komisariat të qytetarëve të komunës, ndërsa mësohet se lejet abuzive janë dhënë gjatë dy viteve të fundit. /E.K

Share This Article
3 Comments
  • Hysen si po duket klima dhe nja 2 muaj dhe te largohen djerset…e kthyet ate vend ne ciflik privat bajge Berishe.

  • Nuk bohet fjale vetem per 16 leje ndertimi por per shume gjana tjera qe ka mi nxjerr hetimi.Ky zotnia ne foto prishi vilen3katshe dhe nuk mori asnji lug prej saj dhe ndertoj sarejet ne maj kodre rrethu me 50dylym vresht.Vetem SADIK LLULLA e konkuron kit zotnin se eka vilen mate madhe 2000 m2 dhe dhjtna ha toke(lon nga baba).Kta jon tulakt e korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *