Dy ngarkesa me rreth dy kuintalë drogë hashash dhe marijuanë u sekuestruan ditën e djeshme në operacione të ndryshme nga Policia e Gjirokastrës dhe e Durrësit. Në Lazarat, uniformat blu pothuajse çdo ditë monitorojnë fshatin pasi dyshohet se fshihen sasi të tjera droge dhe armatimi. Pas pesë operacioneve të suksesshme gjatë muajit shtator, dje janë sekuestruar 65 kg marijuanë, 5 kg vaj hashashi dhe 85 bimë narkotike, ndërsa në kërkim u shpallën dy persona. Kurse te Ura e Gjolës, policia e Durrësit arrestoi dy blerës me 100 kg hashash dhe shpalli në kërkim shitësin.
Lazarat
Drejtuesit e Policisë së Gjirokastrës dyshojnë se në Lazarat fshihen sasi të tjera droge dhe armatimesh. Dhe prej rreth një muaji, agjentët janë hedhur të gjithë në terren, duke e kaluar fshatin nga e para nën kontroll për rastet kur ka informacione të sigurta. Janë kryer në pak javë të paktën 5 operacione dhe gjetur sasi të mëdha droge dhe armësh, janë ndaluar 4 persona dhe 2 të shpallur në kërkim. Edhe dje, operacionet e policisë kanë vijuar sërish në fshatin Lazarat, edhe pas aksionit të Policisë së Shtetit për asgjësimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen 5 litra vaj hashashi në Lazarat. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur dhe bllokimin e 85 rrënjëve kanabis sativa, si dhe 65 kg marijuanë. Bëhet e ditur se janë shpallur në kërkim si të dyshuar për drogën, Sulo e Ramiz Toto, të cilët akuzohen për “prodhim e shitje narkotikësh”. Në muajin qershor Lazarati u kontrollua i gjithë dhe u gjetën mbi 70 tonë drogë dhe 134 mijë rrënjë hashashi të mbjella, si dhe sasi të mëdha armatimi e sende të ndaluara.

E miqe, ku jini?E KAM ME JU QE THOSHIT LAZARATI ESHTE FSHATE FISNIK SKA SPIUNA BRENDA. PO KETO KUSH PO I SPIUNON?PO ATA QE KAPESHIN ME MUSHKA NA MALI?PO ATA QE SA DALIN NA LAZARATI?KUSH KUSH I SPIUNONTE?HUMBEN KOMENTUSIT PRO LAZARAT!MUA PERSONALISHT SME KA PRISH PUNE LAZARATI,PO.ME VINTE INAT KUR NA I BENIT FSHATIN ME FISNIK TE SHQIPERISE! DHE LAZARATI SI CDO FSHATE KA SPIUNAT E TI,DHE I KA ME TE SOFISTIKUAR SE SOIUNAT E FSHATRAVE TE TJERE. LAZARATI KA SOIUNA ATA QE I MBANTE PER ME GANGOT E FSHATIT. SA NJEREZ KANE MARE NE QAFE ATA ME SOIUNDHEQET E TYRE,DALE DALE KU E KANE
Ari
ke te drejt ore mik shum spiuna ishin dhe jan, se si fshat po ta shikosh historin te internuar kan qen u vinte buka me qerre normale trasheguan spiunllik, per nje buk misri bente komshia 2 vjet burg, vrari ka … jan , kurse kur vinte una per biznes ta fusnin sy me sy edhe sa dilje nga fshati Dashua i likajve te bente te zezen spiun me damk nuk jan burra te mire…
gjermani brodhi gjithe botene dhe spiunat i pagoi me lek erdhi ne shqiperi dhe i gjeti gratis. dhe ju thoni si eshte e mundur qe ne lazarat te mos kete spiuna??? ku gjermani nga andej gati e filloi dhe mori informacinet e para! ndoshta jane me te sofistikuar duke e filluar profesionin si te paret!! por jo se nuk ka!!!!!!!!!!!!!