Hudhra, antibiotiku natyral

anazapta

E njohur gjerësisht në kuzhinë, ku u shton shijen gatimeve të ndryshme, hudhra “fsheh” brenda saj edhe veti të tjera që nuk kanë të bëjnë me aromën apo shijen. Hudhra, e cila e ka origjinën nga Lindja e Mesme, njihet si një antibiotik natyral, i cili ndihmon organizmin për të luftuar viruset dhe bakteret.

Hudhra është një aleat i mirë i organizmit në luftën kundër agresionit të mikroorganizmave si viruse, baktere, parazitë dhe kërpudha, të cilat janë përgjegjëse për inflamacionet, infeksionet dhe sëmundje të llojeve të ndryshme.

Për hudhrën thuhet se ka veti pozitive po aq sa ka thelpinj. Kështu, ajo favorizon sistemin imunitar, ul tensionin, lufton infeksionin, spazmat muskulare, infeksionet gastrointestinale dhe ato të lëkurës.

Ndërsa efektet anësore lidhen me sasinë e konsumuar. Nëse kalohet masa, hudhra mund të japë të përziera ose të vjella. Ndërsa grave që ushqejnë fëmijët me gji, nuk u këshillohet konsumimi i hudhrës, sepse ndryshon shijen e qumështit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *